LAJMI I FUNDIT:

Ylli i Cityt i izoluar, dyshohet se është me coronavirus – Guardiola nuk e grumbullon për ndeshjen e së shtunës

Ylli i Cityt i izoluar, dyshohet se është me coronavirus – Guardiola nuk e grumbullon për ndeshjen e së shtunës

Pandemia coronavirus ka shpërthyer edhe në Britaninë e Madhe dhe tanimë janë konfirmuar mijëra raste.

Dyshohet se me coronavirus janë infektuar edhe tre futbollistë të Leicester Cityt, ndërsa tani dyshimet janë edhe për mbrojtësin francez të Manchester Cityt, Benjamin Mendy.

Francezi ka pasur një mysafir të afërm në shtëpinë e tij i cili ka pasur probleme me frymëmarrje.

Një fqinj i Mendyt nga zona Cheshire i ka thënë të përditshmes angleze The Sun se një ambulancë dhe një makinë tjetër kanë qëndruar rreth pesë orë në shtëpinë e francezit.

Benjamin Mendy. (Photo by David Ramos/Getty Images)

“Një autoambulancë dhe një makinë me reagim të shpejtë kanë qëndruar rreth pesë orë para shtëpisë së mbrojtësit Mendy”.

“Ata po hynin dhe po dilnin rregullisht nga shtëpia dhe ishin të mbrojtur sikur po trajtonin dikë me coronavirus”, i ka thënë një fqinjë i francezit gazetës britanike.

Benjamin Mendy dhe Pep Guardiola. (Photo by Clive Brunskill/Getty Images)

Shërbimi i Ambulancës ka pranuar për The Sun se janë thirrur në adresën ku banon Mendy, por që nuk kanë pranuar të japin detaje.

Lojtari është në pritje të analizave nga mjekët, por dyshimet e para thonë që ai do të dalë pozitiv.

Tani mbrojtësi francez Benjamin Mendy është lënë jashtë ndeshjes me Burnleyn që Manchester City do ta zhvilloj të shtunën.

Klubi i ka thënë lojtarit të jetë në vetizolohet, edhe pse ende nuk kanë nxjerrë ndonjë njoftim zyrtar. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Bayern Munich po

Bayern Munich po "peshkon" te Chelsea, lojtari i gatshëm të largohet nga Stamford Bridge

Bundesliga
Real Madridi fërkon duart, shumë lojtarë të Man Cityt kthehen të dëmtuar nga kombëtaret

Real Madridi fërkon duart, shumë lojtarë të Man Cityt kthehen të dëmtuar nga kombëtaret

Liga e Kampionëve
Nëse dështon afrimi i Xabi Alonsos, Bayern Munich ka një befasi për trajnerin e ri

Nëse dështon afrimi i Xabi Alonsos, Bayern Munich ka një befasi për trajnerin e ri

Bundesliga
Përballje tensionuese para duelit: Florian Marku dhe Chris Kongo me paralajmërime për njëri-tjetrin

Përballje tensionuese para duelit: Florian Marku dhe Chris Kongo me paralajmërime për njëri-tjetrin

Boks
Kalo në kategori