“Yjet që kanë thyer bankën” – 21 futbollistët vlera e të cilëve është rritur më shumë në vitin 2020

Viti 2020 ka qenë një vit i pazakontë brenda dhe jashtë fushës, por ky vit ka parë disa yje të rinj të ngrihen në majën e futbollit. Shumë emra të njohur, por edhe të panjohur erdhën këtë vit dhe rritën në shifra enorme vlerat e tyre.
Disa kanë hyrë në skenë krejtësisht papritur, ndërsa të tjerët vetëm kanë forcuar themelet që kishin hedhur në 2019 dhe më herët.
Nga Erling Haaland te Pedri, Pau Torres, Marcos Llorente dhe Bruno Fernandes, shumë lojtarë kanë qenë vendimtar dhe, sipas Transfermarkt, vlerat e tyre janë ngritur në qiell.
Por, kush janë ata dhe ku luajnë?
Erling Haaland është në majën e listës. Norvegjezi nënshkroi për Borussia Dortmund deri në 2024 më 29 dhjetor 2019, dhe ai ka vazhduar të shkëlqejë që prej asaj kohe. Tani, ai vlerësohet 100 milionë euro, duke parë që vlera e tij të rritet me 55 milionë euro në 12 muajt e fundit, falë mesatares së golit një në 57 minuta.
Alphonso Davies, si Haaland, ka shpërthyer në Gjermani dhe vlera e tij është rritur gjithashtu me 55 milionë euro, me Transfermarkt që tani e vlerëson atë me 80 milionë euro.
Ansu Fati është lojtari i fundit që shfaqet në podium. Sapo mbushi 18 vjeç, ylli i Barcelonës dhe Spanjës ka bërë përshtypje më shumë sesa mund të priste. Ashtu si Davies, ai është vlerësuar në 80 milionë euro, që është 40 milion euro më shumë se një vit më parë.
Më tej në listë gjenden edhe mbrojtësi i Interit, Alessandro Bastoni dhe mesfushori i Barçës, Pedri, vlera e të cilëve është rritur për 22 milionë euro më shumë sesa në fillim të vitit 2020 pas një fundi mbresëlënës të vitit kalendarik, duke e çuar vlerën e tyre ne 45 milionë euro, respektivisht në 30 milionë euro.
Grupi me rritje prej 30 milionë eurosh
Shokët e skuadrës së Manchester Unitedit, Bruno Fernandes dhe Mason Greenëood, Phil Foden i Manchester City dhe Giovanni Reyna i Borussia Dortmund kanë parë të gjitha vlerat përkatëse të rriten me nga 30 milionë euro.
Më i vlerësuari nga ata është mesfushori portugez i Unitedit, çmimi i të cilit thuhet se është 90 milionë euro. Pas tij vjen Foden me 60 milionë euro dhe Greenëood me 50 milionë euro vlerë.
Përfaqësuesit e La Ligas
Si Pedri dhe Ansu Fati, janë pesë lojtarë të tjerë që luajnë në kampionatin elitar të Spanjës, të cilët kanë parë që vlera e tyre të rritet me shuma të mëdha.
Dyshja e Sevillas, Lucas Ocampos dhe Diego Carlos, të dy kanë rritur çmimet e tyre me 25 milionë euro dhe tani të dy vlerësohen nga 50 milionë euro.
Vlerat e dyshes së Atletico Madridit, Renan Lodi dhe Marcos Llorente janë rritur me të njëjtën sasi dhe tashmë mbrojtësi vlerësohet 50 milionë euro, ndërsa mesfushori 45 milionë.
Pau Torres i Villarrealit, është një tjetër lojtar që vlera e tij është rritur ndjeshëm. Vlera e qendërmbrojtësit spanjoll është rritur gjithashtu me 25 milionë euro dhe tani vlerësimi i tij qëndron në 40 milionë euro.
Dy ‘gurët e çmuar’ të Bundesligës
Florian Wirtz debutoi për Bayer Leverkusen në 18 maj të këtij viti dhe tani, pasi ka nënshkruar një marrëveshje të re, vlera e tij është rritur me 24 milionë euro.
Reyna është tjetri lojtar dhe, vetëm 18 vjeç, ai duket i vendosur për një të ardhme të ndritur me Dortmund ose diku tjetër. Vlera e amerikanit është rritur për 30 milionë euro
/Telegrafi/
Promo
Reklamo ketuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mesazhi i Ancelottit për Arda Gulerin, pas lëndimit të ri

Mallorca ndal me barazim Barcelonën, Muriqi protagonisti kryesor

Vedat Muriqi i shënon Barcelonës gol të bukur pas vetëm tetë minutash

Një tjetër lojtar amerikan pritet ti bashkohet Milanit

Lojtarët po thyejnë të njëjtin rregull çdo ndeshje dhe kalojnë pa u ndëshkuar

Njëra nga penalltitë të ekzekutuara në mënyrë skandaloze në histori të futbollit - protagonist Icardi

EXTRA ZBRITJE – Shitet banesa me 91.5 m² në Prishtinë ID-159

Shitet banesa e përshtatshme për familje të vogla, 93.72m² në Prishtinë – mundësitë e pagesës të përshtatshme për gjithsecilin ID-235

Lokacioni ideal, ajri i pastër dhe shtëpia e ëndrrave tuaja – kjo ofertë është e duhura për ty! ID-234

Banesa me 57.83m² në Prishtinë është vënë në shitje – pamje mahnitëse dhe opsione të lira pagese! ID-233

SUPER ZBRITJE në tokën me 67.8 ARI me qera në Trudë të Prishtinës – mund të ndahet në tri parcela ID-187

Fotot e rreme të vajzave të reja të zhveshura – të krijuara me Inteligjencën Artificiale – tronditin një qytet të vogël spanjoll

Zbuloni sekretin e bukurisë me peptide të kolagjenit Naturagen – tash me 50% në Telegrafi Deals

Stil, funksionalitet dhe zbritje – ofertat në Telegrafi Deals nuk kanë të ndalur

Shfrytëzo ofertën – blej me zbritje maicën në Telegrafi Deals

Syze Hugo Boss ekskluzivisht me zbritje në Telegrafi Deals
Më të lexuarat

Rashiq flet për prapaskenat e ngjarjeve në veri: Grupi i armatosur priti ndihmë, shpresuan në ndërhyrjen e KFOR-it

Rrëfimi i pelegrinëve në Manastirin e Banjskës: U plaçkitëm nga sulmuesit e armatosur - e çuditshme që KFOR-i i injoroi
Janjiq: Shumica e njerëzve në Beograd e pranojnë realitetin – asgjë nuk mund të arrihet me forcë në Kosovë

Kurti: Vuçiq më tha në Bruksel, Milan Radoiçiq do të bëhet Adem Jashari i serbëve të Kosovës

Ish-ministri Mehaj për ngjarjet në veri: Edhe 10 mijë euro rrogë janë pak për djemtë e Kosovës, ata nuk janë thesar i asnjë partie politike

Hovenier për “Politico”: Sulmi ishte i koordinuar dhe sofistikuar – armët e konfiskuara nuk mund t’i siguronte një qytetar i thjeshtë