LAJMI I FUNDIT:

Yjet që i dhanë fund beqarisë – dasmet e famshme të kësaj vere

Yjet që i dhanë fund beqarisë – dasmet e famshme të kësaj vere

Vera që lamë pas ishte e mbushur me dasma VIP, e në fakt disa prej tyre priteshin e disa jo. Sigurisht që vëmendja mediatike ishte e madhe e sidomos kur tek çifti që po martohet të famshëm janë edhe nusja edhe dhëndrri.

1.E para që e hapi siparin e dasmave ishte moderatorja simpatike Jona Spahiu e cila e përshpejtoi dasmën e saj sepse ishte në pritje të ëmbël. Ajo dhe Frenklin Ymeri i dhanë fund beqarisë me 10 qershor në një ceremoni private në Tiranë. Nga videot dhe fotot e publikuara nga Jona ata e kanë shijuar në maksimum ditën e tyre më të veçnatë. Disa ditë më parë çifti janë bërë edhe prindër të një djali.


2.Ka qenë edhe këngëtarja dhe modelja Afërdita Dreshaj e cila është martuar me lojtarin e hockey Jakub Kindl në një ceremoni të madhe në Miami me 29 qershor . Fillimisht, çifti i kanë thënë po njëri-tjetrit buzë detit, sepse sigurisht, nuk mund të bëhet dasmë pa kaluar në bregdet. Pas ceremonisë në bregdet, çifti dhe dasmorët kanë kaluar në një ambjent tjetër, ku kanë kërcyer e janë argëtuar për orë të tëra. Pjesë e ceremonisë ishin edhe mjaft emra të njohur si Xhesika Berberi, Vildane Zeneli, Eraldo Rexho etj.

3.Këngëtari shqiptar Enis Bytyqi ishte prej kohësh në një lidhje me Rinën vajzën simpatike e cila është e panjohur për publikun. Me datë 1 shtator ato kanë lidhur kurorë. Në dasmë përveç familjarëve kanë marrë pjesë edhe personazhe të njohur të cilët na treguan më shumë momente nga dasma.

4.Të shtunën e 8 shtatorit ishte këngëtarja Rona Nishliu e cila në një mënyrë krejt të befasishme organizoi cerëmoninë e dasmës. Ajo zgjodhi që çdo gjë të ishte private ndryshe nga çfarë kemi parë deri tani nga këngëtarët apo artistët e njohur. Lajmin e gëzueshëm e ka bërë publik miku i saj Arbër Bytyqi i cili dhe ishte kujdesur për pamjen e Ronës në këtë ditë të vecantë për të, shkruan blitz.

\

5.Me datë 10 shtator një tjetër këngëtarë shqiptar i ka dhënë fund beqarisë. Bëhet fjalë për vokalistin e grupit Offchestra Sezgin Currin.Sezgini ka lidhur kurorë me partneren e tij Teutën dhe ceremoninë e kanë organizuar në Prishtinë. Mes miqsh e familjarësh kanë qenë të ftuar edhe personazhe të njohur, të cilët kanë ndarë momente të ndryshme nga dasma në Instagram. Sigurisht që nuk mund të mungonte as surpriza e Sezginit dhe grupit të tij Offchestra, të cilët kanë ndezur atmosferën me këngët e tyre.

6.E fundit por jo nga rëndësia ishte dasma që u organizua mbrëmë mes reperit të njohur Gjiko dhe moderatores bukuroshe Elita Rudi e cila është në pritje të ëmbël. Për shkak se të dy janë personazhe me shumë fansa dhe ndikim në shoëbizzin shqiptar kjo mund të konsiderohet si dasma më e përfolur e këtij viti. Gjithçka ishte e përgatitur me detaje nga dekori e deri tek festa e madhe. Shumë personazhe të njohur ishin pjesëmarrës në dasmën e mbrëmshme si Ledri, Ermal Fejzullahu, Nora Istrefi, Kida, Butrint Imeri, LyricalSon, Labi etj, Gjiko dhe Elita kishin një lirshmëri që në momentin e parë që u bënë bashkë në altar dhe gjatë gjithë mbrëmjes gjë që ishte për t’u vlerësuar. Postime të shumta nga miqtë e çiftit në Instagram na lejuan edhe ne të shihnim festimet që zgjatën deri në orët e para të mëngjesit. Pa asnjë dyshim kjo ishte dasma e këtij viti.

Ndoshta deri në fund të 2018-tës ndonjë shtatzëni e papritur mund të na sjellë një tjetër dasëm por për momentin këto janë VIP-at shqiptarë që i dhanë fund beqarisë këtë verë.

Në trend Magazina

Më shumë
“Me lekët e Big Brother do të shlyente borxhet e ko*ainës”, Stresi bën deklaratën e fortë për Vedat Bajramin

“Me lekët e Big Brother do të shlyente borxhet e ko*ainës”, Stresi bën deklaratën e fortë për Vedat Bajramin

Magazina

"Faleminderit Zotit, inshallah e përjeton secili prej jush", Bardhi bën dedikimin për foshnjën të cilën ai dhe Sara po e presin

Magazina
Arrestime të artistëve shqiptarë në Zvicër? Policia kantonale e Cyrihut konfirmon se ka pasur bastisje në klube nate, por nuk specifikon emra

Arrestime të artistëve shqiptarë në Zvicër? Policia kantonale e Cyrihut konfirmon se ka pasur bastisje në klube nate, por nuk specifikon emra

Butrint Avdyli
Sara publikon video të barkut, i bën dedikimin foshnjës: Mami dhe babi shpresojnë që për ty të jenë shembulli më i mirë

Sara publikon video të barkut, i bën dedikimin foshnjës: Mami dhe babi shpresojnë që për ty të jenë shembulli më i mirë

Magazina
Trondit Monika Kryemadhi: Kam raport të ngrirë bashkëshortor me Ilir Metën

Trondit Monika Kryemadhi: Kam raport të ngrirë bashkëshortor me Ilir Metën

Magazina
Dafina Zeqiri pranon dhuratë simbolike nga gjenerali i KFOR-it, Ozkan Ulutas

Dafina Zeqiri pranon dhuratë simbolike nga gjenerali i KFOR-it, Ozkan Ulutas

Magazina
Kalo në kategori