Komuna e Lipjanit ballafaqohet me një gjendje të rënd në sektorin shëndetësor me fajin e Ministrisë së Shëndetësisë.
Gjatë muajve janar-qershor, ka pasur mungesë të gjerave elementare duke filluar nga shiringat, gypin përcjellës për infuzione, dorëzat sterilizuese për personelin mjekësorë, fashat, cilindrin mbushës me oksigjen, mungesë të barnave nga lista esenciale dhe plotë gjëra të tjera që i duhen një pacienti për të marrë një intervenim emergjent.
Kështu thuhet në raportin e monitorimit “Qeverisja Lokale në Lipjan”, të organizatës “Asociacioni i të Rinjve për të Drejtat e Njeriut” YAHR, për periudhën janar-qershor.
Sipas kësaj organizate, probleme ka edhe në sferën e arsimit në Lipjan, në mungesë të infrastrukturës edhe me problemet e numrit të madh të nxënësve nëpër klasa në shkollat e mesme, ku numri i nxënësve tejkalon mesataren e parashikuar.
“Buxhet i Komunës së Lipjanit në vazhdimësi ka pasur rritje nëpër vite që nga viti 2003 dhe në këtë vit 2018 e kap shifrën e 16,102,983.57 €. Por, shumica e buxhetit shkon në paga dhe mëditje për punëtoret në sferat e administratës komunale, shëndetësisë dhe arsimit.
Buxheti i përgjithshëm i komunës së Lipjanit për periudhën 1 Janar-31 Maj 2018 ka arrit që të shpenzohet në masën 62.97 % ose 5,470,753.39 € nga mjetet e buxhetit të alokuar për këtë periudhë, e cila ishte në vlerën e 8,688,382.04 €. Ndërsa, kemi vetëm 33.97 % të buxhetit të shpenzuar nga buxhet në tërësi për vitin 2018. Kjo shifër është e mirë duke u bazuar në faktin se kemi të bëjë me pesë mujorin e parë të vitit, ku pjesa më e madhe e pritet të shpenzohen në gjashtë mujorin e fundit të 2018.
Po ashtu vazhdohet me një performancë të mirë edhe në inkasimin e të hyrave vetanake të komunës ku deri me 31 Maj 2018 janë realizuar në vlerë 546,153.28 € ose 28.20 % nga planifikimi vjetor buxhetor që është në vlerën e 1,936,600.00 euro për vitin 2018. Krahasuar me të njëjtën periudhe të vitit 2017 kemi 113,724.15 euro të hyra me pakë të realizuara, ku në të njëjtën periudhe të vitit 2017, ishin realizuar 659,877.43 € ose 31.29 % nga buxheti i planifikuar.
Realizimi i të Hyrave nga Tatimi në Pronë deri me 31.05.2018, është realizuar në vlerën 234,512.67 € ose 29.31% nga planifikimi i të hyrave për vitin 2018, që është 800,000.00 €. Nëse e bëjmë një krahasim me të njëjtën periudhë me vitin 2017 kemi një ngritje të hyrave nga tatimi në pronë në vlerën 31,482.74 euro”, thuhet në komunikatë.
Organizata thotë se Ministria e Financave gjatë kësaj periudhe ka ekzekutuar 14 lëndë në bazë të vendimeve gjyqësore, pa pëlqimin e ekzekutivit të Komunës së Lipjanit në favor të individëve dhe subjekteve tjera juridike, ku buxhetit komunal është dëmtuar në vlerën 237,219.77 euro.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre