Ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar po merr pjesë në Konferencën Ministrore të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) që po mbahet në kryeqytetin francez, në Paris.
Ministri Yagcilar ka mbajtur një fjalim në kuadër të panelit dedikuat temës “Pse sundimi i ligjit është i rëndësishëm për qytetarët dhe bizneset?
Yagcilar në fjalën e tij tha se Qeveria e Republikës së Kosovës është e angazhuar për modernizimin e administratës publike, me qëllim që shteti të jetë më afër qytetarit, që të ketë më shumë llogaridhënies dhe transparencën si dhe që shërbimet publike të jenë efektive.
Ministri informoi të pranishmit me prioritet strategjike të Agjendës së Reformave Evropiane e cila është një iniciativë e përbashkët e Qeverisë së Kosovës dhe Komisionit Evropian.
“Zbatimi i kësaj agjende është prioriteti më i lartë i Qeverisë së Republikë së Kosovës”, tha Yagcilar, i cili theksoi se së bashku me Ministrinë e Drejtësisë janë duke punuar për të forcuar dispozitat ligjore kundër konfliktit të interesit dhe nepotizmit.
Vëmendje të veçantë në fjalimin e Ministrit Yagcilar kishte përpjekja për hapjen e të dhënave në Kosovë. Ai infomoi të pranishmit se Kosova ka miratuar Kartën e të Dhënave të Hapura në maj të vitit 2016 dhe tashmë me vetiniciativë ka nisur procesin e Vlerësimit të Gatishmërisë për Hapjen e të Dhënave (ODRA).
“Kosova tashmë ka portalin kombëtar për hapjen e të dhënave si dhe po punon për të fuqizuar kornizën ligjore për ndërtuar një kulturë institucionale për hapjen e të dhënave prej anës së institucioneve publike”, tha ai.
“Të gjitha veprimet tona në promovimin e sundimit të ligjit dhe qeverisjes së mirë për qytetarët dhe bizneset zbatohen në përputhje të plotë me standardet e BE-së dhe si të tilla kanë për qëllim përafrimin e shtetit dhe shoqërisë sonë me Bashkimin Evropian, që përfaqëson një konsensus kombëtar në Republikën e Kosovës”, tha Yagcilar, i cili falënderoi OECD dhe SIGMA si dhe shtetin francez për mbështetjen e vazhdueshme për Kosovën dhe aspiratat e saja për integrim në familjen Evropiane. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën