LAJMI I FUNDIT:

Xiaomi lanson modelet e reja Mi 10 dhe Mi 10 Pro edhe në Evropë

Xiaomi lanson modelet e reja Mi 10 dhe Mi 10 Pro edhe në Evropë

Muajin e kaluar, Xiaomi prezantoi Mi 10 dhe Mi 10 Pro në Kinë. Gjatë lansimit, kompania tha që ata do ta lansojnë pajisjen e tyre edhe në rajone jashtë Kinës, por për shkak të COVID-19, kjo u vonua. Kjo shoqëruar me faktin se MWC gjithashtu u anulua, gjë që rezultoi në disa probleme e vonesa tjera që erdhën nga virusi.

Duket se kompania nuk ishte në gjendje të vonohet edhe më tej dhe kjo është arsyeja pse, ajo ka vendosur tani ta lansojë modelet e reja Mi 10 dhe Mi 10 Pro në një ngjarje online; megjithëse lansimi është global, kompania aktualisht është duke përqendruar tregun evropian.

Të dy pajisjet vijnë me një ekran OLED 6.67 “me shpejtësi prej 90Hz, 180Hz, HDR10 + dhe një rezolucion prej 1080p +. Me modelet e reja ju merrni gjithashtu një sensor të gjurmës së gishtërinjve që është në ekran dhe softuer për njohje të fytyrës.

Të dy modelet e reja, Xiaomi Mi 10 dhe Mi 10 Pro janë mundësuar nga Snapdragon 865 dhe do të vijnë me rrjetin 5G, Mi 10 ka një bateri me 4,780 mAh me mbushjen e shpejtë wireless 30W. Diferencuesi më i madh për të dy pajisjet është konfigurimi i kamerës.

Për ata që janë në kërkim të blejnë këtë pajisje, Xiaomi Mi 10 do të kushtojë 799 € për versionin me 8GB + 128GB dhe 899 € për variantin 8GB + 256GB.

Sa për Mi 10 Pro, ju do të paguani 999 € për variantin 8GB + 256GB. Xiaomi ka lëshuar variantet 12 GB në Kinë, por ne nuk jemi të sigurt nëse versionet do të vijnë edhe jashtë Kinës.

Pajisjet do të jenë në dispozicion në shumë pjesë të Evropës më 1 Prill.

Në trend Teknologji

Më shumë
Kamera më e shpejtë në botë mund të regjistrojë 156.3 trilionë korniza në sekondë

Kamera më e shpejtë në botë mund të regjistrojë 156.3 trilionë korniza në sekondë

Teknologji
Google prezanton funksionin e ri që ju ndihmon me blerjet online

Google prezanton funksionin e ri që ju ndihmon me blerjet online

Teknologji
Kur funksionet e Galaxy AI do të jenë të disponueshme në telefonat më të vjetër të Samsungut

Kur funksionet e Galaxy AI do të jenë të disponueshme në telefonat më të vjetër të Samsungut

Teknologji
Miliarda përdorues të WhatsApp do të fitojnë përditësime me Inteligjencë Artificiale

Miliarda përdorues të WhatsApp do të fitojnë përditësime me Inteligjencë Artificiale

Teknologji
Samsung ka lëshuar përditësimin e sigurisë të radhës për serinë Galaxy S24, i cili vjen me përmirësimet edhe të kamerës

Samsung ka lëshuar përditësimin e sigurisë të radhës për serinë Galaxy S24, i cili vjen me përmirësimet edhe të kamerës

Teknologji
Safari është shfletuesi i dytë më i përdorur në botë në desktop

Safari është shfletuesi i dytë më i përdorur në botë në desktop

Teknologji
Kalo në kategori