LAJMI I FUNDIT:

Xi i Kinës ‘e qorton me zemërim’ Trudeau të Kanadasë – shkak, ‘publikimi i detajeve në media’ në lidhje me bisedimet e tyre një ditë më parë

Xi i Kinës ‘e qorton me zemërim’ Trudeau të Kanadasë – shkak, ‘publikimi i detajeve në media’ në lidhje me bisedimet e tyre një ditë më parë

Janë shfaqur disa pamje në të cilat thuhet se shihet momenti kur presidenti kinez Xi Jinping ‘e qorton me zemërim’ Justin Trudeau të Kanadasë, gjatë një takimi të shkurtër “në periferi” të konferencës së G20.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, dy liderët u kapën në kamera duke pasur një diskutim të nxehtë në samitin global në Bali.


Xi u shfaq dukshëm i frustruar teksa u përball me Trudeau rreth asaj se si detajet e një takimi të mëparshëm mes tyre, i cili u mbajt të martën, ishin zbuluar në shtyp nga burime të qeverisë kanadeze.

Burimet kanadeze kishin raportuar se Trudeau ngriti ‘shqetësime serioze’ me Xi për ndërhyrjen e dyshuar të brendshme nga Kina gjatë bisedimeve të tyre të para – në më shumë se tre vjet.

Por Xi, duke u përpjekur të maskonte zemërimin e tij me një buzëqeshje të mprehtë, u filmua nga gazetarët kanadezë duke i thënë një Trudeau me pamje gjithnjë e më të sikletshme: “Gjithçka që diskutuam dje ka rrjedhur në media dhe kjo nuk është e përshtatshme”.

Pas kësaj Trudeau vetëm tundi kokën ndërsa Xi vazhdonte fjalën e tij përmes një përkthyesi.

Trudeau, duke e ditur se detajet e takimit të tij me Xi ishin zbuluar nga burime të qeverisë së tij kanadeze, nuk adresoi shqetësimet e presidentit kinez dhe në vend të kësaj dha një përgjigje jo të drejtpërdrejtë.

“Epo në Kanada, ne besojmë në dialogun e lirë, të hapur dhe të sinqertë, të cilin do të vazhdojmë ta kemi”, arriti të thoshte ai përfundimisht.

Ndërsa Trudeau fliste, Xi dukej i frustruar dhe u përmbajt nga kontakti me sy me kryeministrin kanadez.

Xi më pas buzëqeshi gjerësisht dhe zgjati dorën dhe i shtrëngoi dorën Trudeau për t’i dhënë fund “shkëmbimit torturues”.

Otava ka akuzuar javët e fundit qeverinë kineze për ndërhyrje në institucionet e saj demokratike dhe sistemin gjyqësor, pas viteve të marrëdhënieve të tensionuara mes dy vendeve. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Blinken në Kiev ka një mesazh për ukrainasit, por nuk lidhet me luftën kundër Rusisë

Blinken në Kiev ka një mesazh për ukrainasit, por nuk lidhet me luftën kundër Rusisë

Evropa
Arrestohen 544 persona në Turqi - thuhet se kishin lidhje me Gulenin

Arrestohen 544 persona në Turqi - thuhet se kishin lidhje me Gulenin

Turqia

"Gjëra që ndodhin vetëm në ëndrra" - fermeri amerikan që gjeti një grumbull monedhash ari zbulon detaje nga gjetja e tij

Botë
Situatë 'shumë e tensionuar' në Kharkiv të Ukrainës

Situatë 'shumë e tensionuar' në Kharkiv të Ukrainës

Botë
Sa ndihmë ushtarake i është dhënë deri më tani Ukrainës?

Sa ndihmë ushtarake i është dhënë deri më tani Ukrainës?

Botë
Punëtorët gjeorgjian rinovuan ndërtesën dhe mbetën të tronditur - gjetën dhëmbë njeriu të 'varrosur' në mure

Punëtorët gjeorgjian rinovuan ndërtesën dhe mbetën të tronditur - gjetën dhëmbë njeriu të 'varrosur' në mure

Evropa
Kalo në kategori