Xhuli: Para tetë viteve i kam blerë vetes apartament në Londër për Shën Valentin

Xhuli Nura ka marrë vëmendje me një tjetër deklaratë të bërë në "Shok Podcact" me Fis Junikun.
Ajo tregon dhuratën që i ka bërë vetes për Shën Valentin, gjegjësisht para tetë viteve.
Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova tregon se bëhet fjalë për një apartament në Londër.

"Vetes ia kam bërë për Shën Valentin një apartament, ka qenë koha e Shën Valentinit kur kam qenë në Londër para tetë viteve edhe është një ndjesi shumë e bukur, kur kam marrë çelësat, një ndjesi shumë e bukur ka qenë e pata lyer rregulluar banesën", u shpreh ajo.
Tutje thekson se nuk është dhurata e vetme me të cilën e ka gëzuar veten për Ditën e të Dashuruarve.
"I kam blerë edhe makinë vetes për Shën Valentin", shtoi mes të tjerash.
Xhuli zbuloi gjithashtu edhe një dhuratë që ia kishte bërë ish-partnerit për këtë festë. /Telegrafi/
@shokpodcast Xhuli : Sem vyn dikush per mu knaq 🤣 , Full episode neser.... #fyp #fy #viral #trendingvideo #foru ♬ original sound - ShokPodcast






























































