LAJMI I FUNDIT:

“Xhesi jeton brenda nesh”, shoqet e shkollës kujtojnë 16-vjeçaren shqiptare e vrarë nga i ati në Itali

“Xhesi jeton brenda nesh”, shoqet e shkollës kujtojnë 16-vjeçaren shqiptare e vrarë nga i ati në Itali

Një banderolë e bardhë me shkrim të zi, ku shkruhej: ‘Xhesi jeton brenda nesh përgjithmonë” ishte vendosur sot nga shoqet e klasës së shqiptares Jessica Malajt në gardhin e jashtëm të shkollës së mesme klasike Isiss ‘Fiani-Leccisotti’ në Itali.

Më pas në orën 9.45 ra zilja e shkollës për një minutë heshtje dhe të gjithë – studentë, mësues dhe personel administrativ – u ndalën për të kujtuar në heshtje 16-vjeçaren që humbi jetën në mënyrë tragjike.


U fsheh pas divanit, si i shpëtoi 5-vjeçari babait që i vrau motrën e plagosi nënën
Lexo po ashtu U fsheh pas divanit, si i shpëtoi 5-vjeçari babait që i vrau motrën e plagosi nënën

Ngjarja e rëndë tronditi të dielën Italinë, ku 45-vjeçari shqiptar Taulant Malaj ekzekutoi shtetasin italian Massimo De Santis, plagosi bashkëshorten si dhe vrau të bijën 16-vjeçare.

Vrasja e 16-vjeçares nga babai shqiptar në Itali, reagon drejtoresha e shkollës
Lexo po ashtu Vrasja e 16-vjeçares nga babai shqiptar në Itali, reagon drejtoresha e shkollës

Malaj dyshonte se bashkëshortja e tradhtonte me shtetasin italian Massimo De Santis, me të cilin u ndesh në shkallët e pallatit ku banonte.

Malaj ka nxjerr thikën dhe e ka ekzekutuar në vend italianin. Më pas ai është ngjitur në banesë ku ka tentuar të vrasë bashkëshorten e tij.

Vrau italianin edhe të bijën 16-vjeçare, Taulant Malaj filmoi dhe i shpërndau pamjet e rënda në Whatsapp
Lexo po ashtu Vrau italianin edhe të bijën 16-vjeçare, Taulant Malaj filmoi dhe i shpërndau pamjet e rënda në Whatsapp

E bija, Xhesika ka dalë para të ëmës, duke marrë goditje me thikë nga babai i saj, të cilat i shkaktuan vdekjen. Tefta Malaj, bashkëshortja e Taulantit u plagos rëndë, por mundi t’i shpëtonte plagëve të marra dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spital. /Telegrafi/