Artistja e njohur shqiptare para dy ditësh festoi ditëlindjen e saj të 28-të.

Fjala është për Xhensila Myrtezaj, e cila është aktive me prurjet muzikore, por edhe me postimet nga përditshmëria.


Ajo së fundmi në rrjetin social Instagram ka ndarë disa imazhe, duke marrë vëmendjen e 1.7 milion ndjekësve të saj.

Xhensila shihej e shtrirë në mes lulesh, teksa në të njëjtën kohë vinte në dukje tiparet e bukurisë.

“Bota buzëqesh në lule”, ka shkruar ajo në përshkrim.

Postimi mori me mijëra pëlqime e komente, të cilët përshkruanin se sa e mrekullueshme dukej.

“Panorama” në anën tjetër është hiti saj i fundit, që erdhi në bashkëpunim me Ardian Bujupin. /Telegrafi/