LAJMI I FUNDIT:

Xhaferi: Të punojmë me përkushtim dhe efikasitet për zgjedhje korrekte

Xhaferi: Të punojmë me përkushtim dhe efikasitet për zgjedhje korrekte

Në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut filloi seanca parë e përbërjes së re. Në fillimin e seancës konstituive, u drejtua kryeministri Talat Xhaferi.

Ai kumtoi pritjet nga puna e Qeverisë së re në pjesën e organizimit dhe zbatimit të zgjedhjeve të ardhshme dhe për realizimin e obligimeve aktuale të Qeverisë, në interes të qytetarëve.


“Para nesh është një detyrë kyçe, përgatitja dhe organizimi i zgjedhjeve të rregullta të lira, korrekte dhe demokratike në një procedurë të drejtpërdrejtë, të hapur dhe ligjore. Në detyrën tonë, ne kemi obligim të bashkëpunojmë me Kuvendin dhe Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve dhe Misionin e OSBE/ODIHR-it, por edhe me Bashkimin Evropian dhe SHBA-në, me qëllim që të sigurojmë standarde më të larta evropiane në procesin e fushatës zgjedhore dhe vetë zgjedhjet me fokus të plotë në krijimin e kushteve në të cilat qytetarët do e shprehin qartë vullnetin e tyre në zgjedhje”, tha kryeministri Xhaferi.

“Këtu jemi po ashtu për të siguruar funksionimin e rregullt të institucionit, bashkëpunimin dhe gjithëpërfshirjen në punë dhe nga kjo Qeveri pres efikasitet dhe të jetë në funksion të interesave të qytetarëve, duke qenë transparente dhe llogaridhënëse”, theksoi kryeministri Xhaferi.

“Pres që të gjithë anëtarët e Qeverisë të investojnë gjithë diturinë dhe përvojën e tyre dhe të punojnë me përkushtim në interes të qytetarëve dhe se të gjitha sfidat para nesh do tejkalojmë bashkë, në mënyrë transparente dhe profesionale,” porositi kryeministri Xhaferi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

Lajme
Hoxha: Peter Stano po e luan rolin e “kaubojit”

Hoxha: Peter Stano po e luan rolin e “kaubojit”

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
Kalo në kategori