Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, sot realizoi takim me Mustafa Shentopin, Kryetarin e Kuvendit të Madh Nacional të Republikës së Turqisë, i cili qëndron në vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut me një grup deputetësh, njfotojnë nga Kuvendi i RMV-së.
Në takim ishin të pranishëm edhe Goran Misovski, nënkryetar i Kuvendit, Bejxhan Iljas, kryetar i Grupit Parlamentar të Bashkëpunimit me Kuvendin e Republikës së Turqisë, Nikolla Micevski, Igor Janushevi, Enes Ibrahimi, Merita Kollçi-Koxhaxhiku, Zeqir Ramçilloviqi dhe Hysni Ismaili, anëtarë të Grupit dhe Cvetanka Ivanova, sekretare e përgjithshme e Kuvendit.
Të dy kryetarët e parlamenteve shprehën kënaqësi për takimin e sërishëm i cili përkon me shënimin e 21 Dhjetorit, Ditës së mësimit në gjuhën turke, që paraqet konfirmim se marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë zhvillohen në frymën e mirëkuptimit të ndërsjellë, miqësisë së afërt, partneritetit dhe bashkëpunimit aktiv në fushat e shumta me interes të ndërsjellë.
Xhaferi dhe Shentop vlerësuan se mbajtja e komunikimit intensiv në nivel të lartë, kontribuon fuqishëm në avancimin e marrëdhënieve të përgjithshme bilaterale, ndërsa raportet e mira dhe miqësore mes dy vendeve janë reflektuar edhe në bashkëpunimin e frytshëm parlamentar.
“Në lidhje me pandeminë me COVID-19, Kryetari Xhaferi e potencoi nevojën për bashkëpunim ndërkombëtar dhe solidaritet global, duke shprehur njëherazi mirënjohje për donacionet turke që ishin një dobi e madhe për vendin në menaxhimin e pandemisë.
Kryetari i Kuvendit të Madh Nacional i Republikës së Turqisë, Mustafa Shentop, theksoi se Republika e Turqisë e mbështet Republikën e Maqedonisë së Veriut në të gjitha sferat dhe shprehu kënaqësinë që marrëdhëniet ekonomike mes dy vendeve zhvillohen në vijën përpjetë, me rritje të shkëmbimit tregtar prej 46%. Ai nënvizoi se Turqia mbetet mbështetës i fuqishëm i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian dhe vlerësoi se çështjet bilaterale nuk duhet të paraqesin pengesë për anëtarësim në organizatat multilaterale. Njëherazi, Shentopi shprehu shpresë se mosmarrëveshjet me Bullgarinë do të tejkalohen në kohë sa më të shpejtë dhe se Maqedonia e Veriut do i fillojë negociatat me BE-në”, thonë Kabineti i Talat Xhaferit./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëBashkëshortja e Milan Radoiçiqit po intervistohet në polici
Jep dorëheqje gjykatësi i Speciales, Nikola Giju
Konjufca i ashpër me BE-në: Po do me zor t’ia marrë kompetencat Kosovës për Asociacionin
Arrestimi për spiunazh i dy personave, Konjufca: Jam i bindur se ka shumë raste tjera të ngjashme
“Faleminderit heronjtë tanë të heshtur”- eksperti i sigurisë thotë se AKI dëshmoi se është në krye të detyrës me arrestimin e spiunëve
Konjufca flet për audio-incizimin e Kusari-Lilës: Nuk ka tradhëti kombëtare, po publikohet në fragmente sipas dëshirave të dikujt
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Pse çdo prind duhet të zgjedhë këpucët apo atletet Reebok në Melodia Px për fëmijët e tyre?!
Eksploro natyrën dhe ngjit majat me çizmet e duhura
Formësoje trupin me peshën Martes
Rehatohu n’plazh mirë dhe lirë
Për çfarë vibes je – Summer Vibes apo Good Vibes?
Më të lexuarat
OKB-ja paralajmëroi pasoja të rënda dhe të pakthyeshme: Le të parandalojmë "ferrin e klimës"
Rusët nuk kanë zgjidhje për armët e lira dhe vdekjeprurëse të Ukrainës - publikohen pamjet brutale nga fushëbetejat
Modi pretendonte se ishte i dërguar i Zotit - çfarë do të thotë fitorja e zbehtë e tij për Indinë dhe botën
Erling Haaland ka komentuar tre golat e shënuar ndaj Kosovës
Cilat janë dënimet për kryesit e veprës penale "Spiunazh", sipas Kodit Penal të Kosovës?
“Mishtoret mashtrojnë kështu”, kasapi argjentinasi tregon se si manipulohet në peshore