eksperti-banner

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, me ftesë të kryetarit të Kuvendit Kombëtar të Hungarisë, Laslo Lover, do të mbajë fjalim në konferencën e tetë të kryetarëve të parlamenteve nga vendet Ballkanit Perëndimor që do të mbahet në Budapest.

Pjesëmarrësit në konferencë do të diskutojnë për temat "Integrimet në BE: rezultatet dhe aspiratat" dhe "Dimensioni i sigurisë së bashkëpunimit në Ballkanin Perëndimor: Kontributi në stabilitetin e Evropës".


Talat Xhaferi fjalimin e tij do ta mbajë në temën "Integrimet në BE: rezultatet dhe aspiratat".

Në kuadër të konferencës, kryetari i Kuvendit të Maqedonisë do të realizojë disa takime dypalëshe me kryetarët e kuvendeve të shteteve të rajonit./Telegrafi/