LAJMI I FUNDIT:

Xhaferi: Nëse ka marrëveshje në takimin e liderëve, seanca për shkarkimin e Janevës do të caktohet nesër

Xhaferi: Nëse ka marrëveshje në takimin e liderëve, seanca për shkarkimin e Janevës do të caktohet nesër

Në varësi nga rezultati i takimit të sotëm midis kryeministrit të LSDM-së Zoran Zaev dhe kryetarit të OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoskit, varet vazhdimi i komisionit dhe seancës plenare për Ligjin e Prokurorisë Publike, si dhe caktimi i seancës parlamentare për shkarkimin e prokurores speciale Katica Janeva, por ajo duhet të shkarkohet më së voni deri më më 15 shtator.

Nëse ka një marrëveshje, seancat mund të planifikohen për nesër, thotë kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, i cili theksoi se afati i 15 shtatorit për shkarkimin e Janevës duhet të respektohet.

“Në orën 20.00 do të mbahet një takim i liderëve midis kryeministrit dhe kryetarit të opozitës këtu në Kuvend dhe në mënyrë procedurale duke pasur parasysh që ajo është paralajmëruar, si Kuvend mendoj që duhet tu jepet mundësi liderëve për të arritur zgjidhje përfundimtare të pranueshme për të gjitha palët dhe në këtë kontekst do të jetë rezultat i angazhimit për seancën. Në çdo rast, ne do të presim që bisedimet të mbarojnë, ndërsa nga nesër nuk do të ketë asnjë mosmarrëveshje në asnjë moment për të mbajtur një takim për të shkarkuar Janevën”, tha Xhaferi.

Pas mbajtjes së seancës së Komisionit në të cilën u miratua propozim vendimi për shkarkimin e prokurores speciale Katcia Janeva, e cila është në paraburgim për rastin “Haraçi”, Xhaferi ka dërguar kërkesë formale deri tek nga katër partitë kryesore LSDM, OBRM-PDUKM-, BDI dhe Aleanca për Shqiptarët që në mënyrë të shkruar nëpërmes një letre të japin pajtueshmëri për shkarkimin e Janevës, sipas ligjit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Elfije Boletini
Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

Shëndetësi
RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori