Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi u takua me Nathalie Loiseau, ministre e Çështjeve Evropiane pranë Ministrisë për Evropë dhe për Punë të Jashtme të Republikës së Francës. Pjesë e Delegacionit ishin edhe z-nja Marta de Sidrak, kryetare e Grupit Francë – Ballkani Perëndimor në Senat dhe z. Bertran Sor, deputet në Asamblenë Nacionale, kryetar i Grupit për Miqësi Francë – Maqedonia e Veriut. Në takim ishte i pranishëm edhe deputeti Pançe Ivanov, kryetar i Grupit për Bashkëpunim në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut me Parlamentin e Republikës Franceze.
Siç njoftojnë nga kabineti i kreu të Kuvendit, në takim, Xhaferi shprehu kënaqësi që marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy vendeve i karakterizon dialog stabil dhe i hapur, falënderoi edhe për mbështetjen që Franca e jep për procesin e euroiontegrimeve tona dhe theksoi se duke e pasur parasysh rolin ndikues të Francës edhe në NATO edhe në Bashkimin evropian, angazhimet tona janë në drejtim të intensifikimit të bashkëpunimit bilateral në të gjitha nivelet. Ai i njoftoi mysafirët edhe me ngjarjet aktuale në skenën politike si edhe me agjendën reformuese që Kuvendi duhet ta miratojë në periudhën e ardhshme, njofton Telegrafi Maqedoni.
Ministrja Loiseau, në emër të Francës drejtoi urime për arritjen e Marrëveshjes së Prespës, duke e theksuar me këtë rast rolin e rëndësishëm të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut në procesin e përfundimit të kontestit me Greqinë. Ajo theksoi se Franca do të jetë me ne në rrugën tonë kah Bashkimi Evropian deri në arritjen e suksesit ndërsa mbështetje në emër të Senatit dhe në emër të Asamblesë Nacionale shprehën edhe senatorja de Sidrak dhe deputeti Sor.
Në takim u shpreh mirënjohje edhe ndaj ambasadorit, Thimonie dhe Ambasadës së Francës që në vazhdimësi punon në përforcimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Kontrabandë me cigare në Viti, sekuestrohen 500 kg duhan me vlerë mbi 6 mijë euro
Kurti në Gjermani: Kosova e vendosur për anëtarësim në NATO dhe BE
Kuvendi miratoi Projektligjin për zyrtarët publikë
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën