LAJMI I FUNDIT:

Xhaferi: Kryetari i ri i Kuvendit duhet të zgjidhet deri më 20 janar

Xhaferi: Kryetari i ri i Kuvendit duhet të zgjidhet deri më 20 janar

Nga mesi i janarit duhet të nisin zyrtarisht procedurat ligjore për përgatitjen për zgjedhjen e Qeverisë teknike, e cila duhet të punojë për realizimin e zgjedhjeve për të zgjedhurit e popullit më 8 maj, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në një intervistë për AIM-n, kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, i cili propozohet për kryeministër të Qeverisë Teknike, ka thënë se si do të ndodhin këto ndryshime në aspektin kohorë, do të dihet me shumë gjasa nga 9 janari, kur do të mbahet takimi i parë i grupeve në vitin 2024.


Sipas tij, kryetari i ri i Kuvendit do të duhet të zgjidhej deri më 20 janar.

Këtë herë dorëheqje nuk duhet të japë vetëm kryeministri, Dimitar Kovaçevski, që do të thotë se do të japë dorëheqje edhe e gjithë Qeveria, por edhe kryetari aktual i Kuvendit, Talat Xhaferi, i cili është propozuar për kryeministër teknik nga ana e BDI-së.

Para se të bëhet zyrtarisht kryetar komune, dorëheqja e Xhaferit duhet të konfirmohet në një seancë të posaçme dhe më pas të zgjidhet kryetari i ri i Kuvendit, Jovan Mitreski, i cili është propozim i LSDM-së. Gjithashtu do të duhet të plotësohet edhe vendi i deputetit të Xhaferit nga lista e BDI-së në Njësinë Zgjedhore 5.

Zgjedhja e Qeverisë teknike është caktuar për 28 janar./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Tragjedia në Shkodër, vijon edhe gjatë natës kërkimi në lumin Bunë për nënën dhe dy fëmijët

Tragjedia në Shkodër, vijon edhe gjatë natës kërkimi në lumin Bunë për nënën dhe dy fëmijët

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci

Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci

Lajme
Kosova në Këshillin e Evropës, me apo pa kushte?

Kosova në Këshillin e Evropës, me apo pa kushte?

Lajme
Kalo në kategori