LAJMI I FUNDIT:

Xhaferi: Gëzimi dhe paqja lindin duke i respektuar vlerat universale, respektivisht dashurinë ndaj njerëzimit

Xhaferi: Gëzimi dhe paqja lindin duke i respektuar vlerat universale, respektivisht dashurinë ndaj njerëzimit
Talat Xhaferi

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, uron të gjithë besimtarët ortodoksë të cilët sot e kremtojnë festën e madhe krishtere–Krishtlindjen.

Xhaferi thekson se gëzimi dhe paqja lindin duke i respektuar vlerat universale, respektivisht dashurinë ndaj njerëzimit, njofton Telegrafi Maqedoni


“Më lejoni që në emrin tim personal dhe në emër të deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të gjithë besimtarëve ortodoksë të cilët sot e kremtojnë festën e madhe krishtere–Krishtlindjen, t’ju drejtoj urime të sinqerta për këtë ditë të bukur festive.

Festat janë ditë të veçanta që bartin në vete magji të veçantë e cila krijon në gjithë ne mendime të bukura dhe pozitive të cilat rrezatojnë energji të mrekullueshme të gëzimit dhe lumturisë së përbashkët, besim të bashkuar dhe shpresë për një të nesërme më të mirë, për ardhmëri të ndritur për ne, për fëmijët tanë dhe për të gjitha gjeneratat e ardhme.

Le të jetë kjo energji forca e cila na prin me mençuri nëpër të gjitha sfidat që i sjell çdo ditë e re, çdo çast i ri. Gëzimi dhe paqja që lindin duke i respektuar vlerat universale, respektivisht dashurinë ndaj njerëzimit, respekti i ndërsjellë, solidariteti dhe bashkëndjesia, le të jenë përditshmëri e zakonshme për të gjithë ne dhe motiv për krijimin e bukurive plotësuese dhe bërjen e veprave të mira që gëzimi nga dhurimi i kësaj energjie pozitive të jetë i dyfishuar.

Qytetarë të dashur, Ju uroj fat, gëzim dhe mirëqenie në shtëpitë tuaja, buzëqeshje në fytyrat e më të afërmve tuaj dhe përparim të përditshëm në fushën personale, që do të rezultojë me përparim kolektiv të vendit dhe të gjithë qytetarëve”, shkruan kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Asambleja Parlamentare voton pro anëtarësimit të Kosovës në KiE - tani çështja kalon në duart e ministrave të Jashtëm

Asambleja Parlamentare voton pro anëtarësimit të Kosovës në KiE - tani çështja kalon në duart e ministrave të Jashtëm

Lajme
Vuçiq për Kosovën: Vështirë për gjithçka, situata po bëhet gjithnjë e më e ndërlikuar

Vuçiq për Kosovën: Vështirë për gjithçka, situata po bëhet gjithnjë e më e ndërlikuar

Lajme
Deputeti ukrainas mbështet anëtarësimin e Kosovës më KiE, e thotë në shqip: Kosova është Evropë

Deputeti ukrainas mbështet anëtarësimin e Kosovës më KiE, e thotë në shqip: Kosova është Evropë

Lajme
Deputetja turke në Asamblenë Parlamentare të KiE-së: Jam me prejardhje nga Kosova, e mbështes me zemër anëtarësimin

Deputetja turke në Asamblenë Parlamentare të KiE-së: Jam me prejardhje nga Kosova, e mbështes me zemër anëtarësimin

Lajme
Votimi PËR anëtarësimin e Kosovës në KiE, reagon Kurti

Votimi PËR anëtarësimin e Kosovës në KiE, reagon Kurti

Lajme
Bujar Osmani:

Bujar Osmani: "Ballkani i Hapur" është iniciativë e Shqipërisë, me qëllim pajtimin në mes Kosovës dhe Serbisë

Politikë
Kalo në kategori