LAJMI I FUNDIT:

Xhaçka: Forcat Speciale krenaria e Shqipërisë

Xhaçka: Forcat Speciale krenaria e Shqipërisë

Ministrja e Mbrojtjes në Qeverinë e Shqipërisë, Olta Xhaçka, në 20-vjetorin e Forcave Speciale Shqiptare, ka thënë se djemtë e kësaj trupe janë krenaria e Forcave të Armatosura dhe heronj të heshtur për të cilët flet historia.

Ajo ka shkruar në Facebook se “Kjo trupë është një aset kombëtar dhe krenaria e Shqipërisë”.


Postimi i ministres Xhaçka:

“20 vjet duken pak, por nuk është pak ajo çfarë Forcat Speciale i kanë dhënë dhe vijojnë t’i japin historisë së Forcave tona të Armatosura dhe vendit tonë.
Kjo trupë është një aset kombëtar dhe këta djem janë krenaria e Forcave tona të Armatosura, krenaria e vendit tonë. Janë heronj të heshtur për të cilët flet vetë historia.
Falë tyre flamuri ynë është valëvitur krenar, përkrah flamujve të aleatëve tanë, në teatrot më të vështira të operacioneve, që nga Mosuli i largët deri tek Kandahari i frikshëm.
Forcat tona Speciale do të kenë vëmendjen dhe mbështetjen tonë
Këta djem duhet të trajtohen ashtu siç e meritojnë dhe kjo forcë të modernizohet më tej.
Janë vërtet specialë dhe vendi do t’u jetë përherë mirënjohës për çfarë kani bërë dhe vijojnë të bëjnë”, ka shkruar Xhaçka. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Kalo në kategori