LAJMI I FUNDIT:

Xhabir Zharku ndryshon pamjen, ja çfarë bën ai në Suedi(Foto)

Xhabir Zharku ndryshon pamjen, ja çfarë bën ai në Suedi(Foto)

Ish-kryetari i Kaçanikut, Xhabir Zharku, i ikur nga drejtësia e Kosovës, është shfaqur krejtësisht ndryshe nga pamja që kishte para disa vitesh.

Fytyra e tij është krejtësisht e mbuluar me mjekër. Ai shihet në një fshat (Suedi) duke ‘qethur’ një dele. Duket si një tjetër person.


Ish-kryetari që është pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës, Gjykata Supreme i kishte konfirmuar dënimin me tre vjet burgim në maj të 2012-së.

Ai më pas kishte arritur të udhëtonte për në Suedi pa asnjë pengesë nga autoritetet e sigurisë.

Në vitin 2014 institucionet e drejtësisë në vend, konkretisht Ministria e Drejtësisë kishte  njoftuar se Zharku nuk mund të ekstradohet për shkak se ka shtetësi suedeze.

1 2 3