LAJMI I FUNDIT:

Witherspoon-Vergara, një dyshe fantastike në aksion komedi (Video)

Witherspoon-Vergara, një dyshe fantastike në aksion komedi (Video)

Sofia Vergara dhe Reese Witherspoon do të paraqiten së bashku në komedinë aksion, “Hot Pursuit”.

Reese luan rolin e një policeje, e cila merr detyrë që të ruajë protagonisten që luan Vergara – e veja e një lideri droge, e cila ik nëpër Teksas nga hakmarrësit që duan ta vrasin.


“Roli i Vergaras është seksi dhe joshës, derisa roli im është ‘i shthurur’”, ka treguar Witherspoon për revistën People.

Ajo ka thënë se e ka pasur të vështirë gjatë xhirimeve, pasi gjatë gjithë kohës kanë qeshur me Sofian.

Premiera e filmit në kinematë amerikane do të jepet në muajin maj. Regjinë e ka bërë Anne Fletcher, ndërsa skenarin e kanë shkruar David Feeney dhe John Quaintance. /Telegrafi/