LAJMI I FUNDIT:

William Walker viziton zjarrfikësit e Prishtinës

William Walker viziton zjarrfikësit e Prishtinës

Ish-ambasadori i OSBE-së, William Walker, ka vizituar të hënën Brigadën e Zjarrfikësve dhe të Shpëtimit në Prishtinë

Lajmin e ka bërë me dije nëpërmjet një postimi në Facebook, Tahir Ahmeti, njohës i çështjeve të emergjencave dhe njëherësh bashkëthemelues i Qendrës Kërkimore për Politika të Sigurisë (SPRC).


“Ishte kënaqësi vizita në Brigadën e Zjarrfikësve në Prishtinë së bashku me ambasadorin amerikan William Walker, mikun e madh të shqiptarëve. Bashkë me komandantin e Brigadës së Zjarrfikësve në Prishtinë, Latif Zeka, kryetarin e Sindikatës së pavarur të zjarrfikësve shpëtues, Muharrem Beka dhe me zjarrfikësit e kësaj brigade, bashkëbiseduam me ambasadorin Walker për të arriturat, problemet dhe sfidat e këtij shërbimi të sigurisë në Kosovë dhe mundësisë së bashkëpunimit dhe përkrahjes së ambasadorit për këtë shërbim”, ka shkruar Ahmeti.

William Walker është duke qëndruar në Kosovë me rastin e shënimit të 11-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Prishtina
Kalo në kategori