WhatsApp pati paralajmëruar për funksionin e ndryshimit të mesazheve të dërguara, por si do të funksionojë?
WhatsApp vitin e kaluar filloi të punojë në aftësinë për të modifikuar mesazhet e dërguara me tekst, ashtu siç mund të bëjnë përdoruesit tashmë në aplikacione si iMessage dhe Telegram.
Funksioni u prezantua në një version beta të WhatsApp për Android dhe që atëherë nuk u raportua diçka më tej, transmeton Telegrafi.
Megjithatë, platforma është ende duke punuar në këtë veçori, këtë herë për aplikacionin iOS.
WhatsApp do të lejojë përdoruesin të modifikojë mesazhet e dërguara
Siç vërehet nga WABetaInfo, versioni më i fundit beta i WhatsApp për iPhone mundëson opsionin e modifikimit të mesazheve për një grup të vogël përdoruesish. Funksioni funksionon në mënyrë të ngjashme me atë që tashmë është zbatuar në Android beta, në të cilën përdoruesit thjesht mund të shtypin një mesazh dhe të prekin butonin “Edit”.
Megjithatë, ndryshe nga Telegram, WhatsApp do të kufizojë mënyrën se si përdoruesit mund të modifikojnë mesazhet e dërguara. Për shembull, përdoruesit do të kenë vetëm 15 minuta kohë për të modifikuar një mesazh pasi të jetë dërguar. Qasja është e ngjashme me atë të iMessage, i cili gjithashtu ka një kufi prej 15 minutash për modifikimin e mesazheve.
Por derisa iMessage tregon një histori të modifikimeve për përdoruesit e tjerë, WhatsApp do të shfaqë vetëm një etiketë “edited” në mesazhet që janë modifikuar nga dërguesi. Në këtë rast, qasja është më e ngjashme me atë të Telegram.
Një tjetër gjë që duhet mbajtur parasysh është se opsioni i ndryshimit funksionon vetëm për mesazhet me tekst, por jo për titrat e imazheve, videove dhe dokumenteve.
Nuk ka detaje se kur WhatsApp planifikon ta bëjë këtë funksion të disponueshëm për publikun. Megjithatë, duke marrë parasysh faktin që veçoria sapo është lëshuar për përdoruesit e WhatsApp beta për iPhone, prezantimi zyrtar mund të ndodhë shumë shpejt. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëA po nxehet telefoni juaj - pse është një problem serioz
Microsoft më në fund po shton opsionin e ri të verifikimi për llogaritë
Publikohen imazhe të cilat pretendohet se shfaqin modelin iPhone 16 të Apple
Funksioni i ri i Google Photos thuhet ta kthejë aplikacionin në një rrjet social
CEO i Amazon theu ligjin amerikan me komentet e tij kundër sindikatave
Sa kushton telefoni i mençur Samsung Galaxy S22, S22+ dhe S22 Ultra
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'