LAJMI I FUNDIT:

WhatsApp ndalon së punuari për disa telefona: A është i juaji në mesin e atyre?

WhatsApp ndalon së punuari për disa telefona: A është i juaji në mesin e atyre?

WhatsApp sjell ndryshime që jo të gjithë do t’i pëlqejnë.

Gjegjësisht, përveç faktit që kohët e fundit ishte në qendër të polemikave për shkak të njoftimit të rregullave të reja të privatësisë dhe humbi një numër të madh përdoruesish, WhatsApp tani, me sa duket, do të ndalojë së punuari për disa versione të vjetra të pajisjeve Apple – posaçërisht për të gjithë telefonat që përdorin iOS 9, transmeton Telegrafi.


Siç raportohet nga WaBeta Info, një faqe në internet që shpesh sjell informacion të besueshëm në lidhje me tiparet e reja të WhatsApp, mbështetja për iOS 9 është ndërprerë për versionin e ri Beta 2.21.50.

Kjo mund të ndikojë shumë lehtë në versionin “Stable”, pra në atë që do të jetë në dispozicion për të gjithë përdoruesit.

Si kujtesë, versioni iOS 9 ekzekuton pajisjet si iPhone 4 dhe iPhone 4S, kështu që nëse jeni duke përdorur një nga këto – ndoshta mund të konsideroni një ndryshim, veçanërisht nëse WhatsApp është shumë i rëndësishëm për ju. /Telegrafi/