LAJMI I FUNDIT:

West Ham i kthehet fitoreve duke befasuar Chelsean (Video)

West Ham i kthehet fitoreve duke befasuar Chelsean (Video)

West Ham United ka fituar ndaj Chelseat me rezultat minimal 1-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 16-të të Ligës Premier.

Skuadra londineze i është kthyer fitoreve pas më shumë se pesë ndeshjeve në kampionat, pikërisht duke befasuar kampionin në fuqi të Ligës Premier, Chelsean.


Ndeshja nisi mirë që vendasit që shënuan shpejt duke treguar se kanë hyrë në ndeshje për të fituar.

Ishte sulmuesi austriak, Marko Arnautovic, i cili shënoi në minutën e gjashtë për 1-0 pas asistimit të mirë të Manuel Lanzinit.

Momenti i golit nga Arnautovic (Getty Images)

Pas këtij goli, Chelsea mori kontrollin e lojës duke tentuar disa herë të shënojnë, por pa pasur sukses dhe skuadrat shkuan në pushim me epërsinë minimale të vendasve.

Në pjesën, e dytë, Blutë dominuan duke tentuar me të gjitha forcat të gjejnë golin e barazimit dhe rrezikuan me Alvaro Moratan dhe Eden Hazardin, por në të dy rastet gabuan dhe ndeshja përfundoi me fitoren 1-0 të West Hamit.

Ndeshja u karakterizua me shumë ndërhyrje dhe kartonë (Getty Images)

Pas kësaj fitore, West Hami renditet në pozitën e 18 me 13 pikë, ndërsa Chelsea në vendin e tretë me 32 pikë.

Në ndeshjen e ardhshme, Çekanët e presin Arsenalin, ndërsa Blutë udhëtojnë te Huddersfieldi. /Telegrafi/  

https://www.youtube.com/watch?v=qWdLyjvGY4Y

Në trend Sport

Më shumë
Në vitin 2017 punonte në ndërtimtari, ndërsa tani ftohet nga Kroacia për në Euro 2024: Kush është Marco Pasalic

Në vitin 2017 punonte në ndërtimtari, ndërsa tani ftohet nga Kroacia për në Euro 2024: Kush është Marco Pasalic

Gjyqtari përdori një rregull që pak kush e njeh në boks gjatë humbjes së Furyt nga Usyk

Gjyqtari përdori një rregull që pak kush e njeh në boks gjatë humbjes së Furyt nga Usyk

Boks
Davide Ancelotti duket se po largohet nga Real Madridi - ka ofertën në tavolinë

Davide Ancelotti duket se po largohet nga Real Madridi - ka ofertën në tavolinë

Ligue 1
Arne Slot u tregon drejtuesve të Liverpoolit emrat e katër lojtarëve rreth të cilëve dëshiron të ndërtojë ekipin e tij

Arne Slot u tregon drejtuesve të Liverpoolit emrat e katër lojtarëve rreth të cilëve dëshiron të ndërtojë ekipin e tij

Premier League
Dalin pamjet nga reagimi i Tyson Furyt në zhveshtore pas humbjes nga Oleksandr Usyk

Dalin pamjet nga reagimi i Tyson Furyt në zhveshtore pas humbjes nga Oleksandr Usyk

Boks
Ka dyshime se Guardiola dhe De Bruyne kanë gjetur klubin e ri - do të shkojnë atje së bashku në vitin 2025

Ka dyshime se Guardiola dhe De Bruyne kanë gjetur klubin e ri - do të shkojnë atje së bashku në vitin 2025

Premier League
Kalo në kategori