LAJMI I FUNDIT:

Wesley Sneijder mund t’i rikthehet futbollit njësoj si Arjen Robben: Ne i kemi bërë ofertë, tani varet nga ai

Wesley Sneijder mund t’i rikthehet futbollit njësoj si Arjen Robben: Ne i kemi bërë ofertë, tani varet nga ai
Arjen Robben dhe Wesley Sneijder. (Photo by Jeff Gross/Getty Images)

Wesley Sneijder është tërhequr nga futbolli 10 muaj më parë, ku për herë të fundit luajti për skuadrën nga Katari, Al Gharafa.

Ish-mesfushori holandez ka një karrierë të bujshme duke luajtur për skuadra të mëdha si Ajax, Real Madrid, Inter, Galatasaray dhe Nice.


36-vjeçari që është lindur në Utrecht, ka marrëdhënie shumë të mirë me këtë klub dhe shpesh herë është parë duke i parë ndeshjet e kësaj skuadre.

Tani Sneijder mund ta ndjek ish-shokun e tij të Kombëtares holandeze, Arjen Robben i cili u rikthye nga pensionimi për të nënshkruar me Groninggen.

Ka qenë drejtori teknik i klubit holandez Utrecht, Jordy Zuidam që ka konfirmuar një gjë të tillë.

Zuidam ka thënë se ata tanimë kanë diskutuar për rikthimin e Sneijder në fushë dhe tani varet nga ish-ylli i Interit.

“Ne kemi folur me të për rikthimin e tij në fushë, por tani ai mbetet që të vendosë”.

“Tani është vet ai që do të vendosë nëse i pëlqen ideja për tu rikthyer në fushë, por ne jemi të gatshëm ta pranojmë një Sneijder në gjendje të mirë”, deklaroi Zuidam.

Gjatë karrierës së tij, Sneijder u vlerësua si një nga mesfushorët ofensivë më të mirë në botë.

Vet lojtari ka thënë se do ta mendojë një gjë të tillë dhe se mund ta rikthehet në fushë.

Por para se të vendos të rikthehet, Sneijder duhet të humb disa kilogramë pasi pas pensionimit ai nuk është parë në gjendje të mirë pasi ka shtuar shumë peshë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga

"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson

Ndërkombëtare
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Liverpooli përpilon listën zyrtare prej tre emrave për të zëvendësuar Kloppin pas largimit

Liverpooli përpilon listën zyrtare prej tre emrave për të zëvendësuar Kloppin pas largimit

Premier League
Ten Hag është i shkarkuar, Jim Ratcliffe fillon bisedimet me trajnerin e madh

Ten Hag është i shkarkuar, Jim Ratcliffe fillon bisedimet me trajnerin e madh

Premier League
Kalo në kategori