LAJMI I FUNDIT:

Wenger: Për Monreal, më falënderoni mua

Wenger: Për Monreal, më falënderoni mua

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, ua ka kujtuar kritikëve të tij që ta lëvdojnë tani pasi e ka transferuar mesfushorin, Nacho Monreal dhe jo vetëm ta kritikojnë kur nuk ka aktivitet në treg.

“Ne jemi me fat që e kemi marrë Nachon pasi Kieran Gibbs është lënduar dhe nuk do të luajë gjashtë javë”.

“Dhe ne e kemi gjetur një lojtar për 48 orë, një lojtar të këtij kalibri… ju së paku duhet që të më komplimentoni dhe falëderoni për këtë. Unë e di se nuk më lavdoni shumë, por së paku pranojeni”, është shprehur francezi.