Bodo Weber, ekspert për Ballkanin dhe bashkëpunëtor i lartë i Këshillit për Politikat e Demokratizimit (DPC) në Berlin, ka thënë se plani franko-gjerman i propozuar në kuadër të procesit të dialogut Kosovë-Serbi në Bruksel, është një hap drejt marrëveshjes përfundimtare mes dy shteteve.
Weber është deklaruar edhe për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, duke thënë se i njëjti mund ta dështojë të gjithë procesin e dialogut.
“Nnuk jam i sigurt se Asociacioni, për të cilin tashmë ekzistojnë dy marrëveshje, nuk është pjesë e planit më të gjerë. Por nëse plani është që vetëm të kërkohet nga Prishtina, siç po bëjnë aktualisht Brukseli dhe Uashingtoni, që të fillojë themelimi i Asociacionit, i gjithë procesi do të dështojë – kishte një arsye pse dialogu dështoi në vitin 2015 për çështjen e Asociacionit. Dhe njohja nuk është pjesë e nismës aktuale, pasi është e kufizuar në hapa të ndërmjetëm”, tha Weber për Klan Kosova.
Ndër të tjerash, Weber pohoi se situata në veri të Kosovës është pjesërisht e lidhur me planin franko-gjerman, duke shtuar se Beogradi është nën presion si pasojë e ndryshimit të qasjes së BE-së ndaj tij prej fillimit të luftës në Ukrainë.
“Ka pasur më shumë thashetheme sesa informacione të sakta se çfarë përmban plani. Përveç kësaj, edhe nëse dokumenti i botuar në ‘Euractiv’ javën e kaluar është origjinal, është e qartë se kjo është larg nga i gjithë plani. Përshtypja ime, bazuar në njohuritë e mia, është se ai është më pak se një plan i saktë, dhe më shumë një agjendë afatmesme, një hap i mesëm drejt një marrëveshjeje përfundimtare. Një përpjekje për të kaluar periudhën e mëparshme, apo një periudhe të ndërmjetme, e përqendruar në çështje dypalëshe, që ka rezultuar se nuk është projektuar për të mundësuar shumë përparim. Një përpjekje për t’iu kthyer çështjes thelbësore të mosmarrëveshjes së statusit, pra pranimit të pavarësisë së Kosovës nga Serbia”, tha ai.
Sipas tij, vetëm marrëveshja përfundimtare mund të sjellë ndryshime në dialog.
“Nuk mendoj se dokumenti, edhe nëse origjinal, është i gjithë plani. Sido që të jenë detajet e plota të planit, unë jam skeptik se do të ketë sukses, sepse për mua vetëm marrëveshja gjithëpërfshirëse, përfundimtare mund ta thyejë ngërçin, përfshirë edhe çështjen e Asociacionit”, tha Weber.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPresidentja Osmani shtrëngon duart me Presidentin Trump në Paris, del video e takimit
Kontrolli në banesën e Veliajt, SPAK del me reagim zyrtar
Gjykata Speciale ngre aktakuzë të re ndaj Hashim Thaçit, çfarë pasojash priten?
Grabitet shtëpia e kryetarit të Istogut, Ferati: Akti tronditi sigurinë e familjes sime
Policia në kërkim të dy grave në Prishtinë, të dyshuara për vjedhje
Mbi 250 intelektualë shqiptarë nënshkruan letër drejtuar Gjykatës Kushtetuese, kërkuan të mos preket ligji i gjuhës shqipe
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Ana merr mbështetje masive online pas sulmeve dhe dramave në Big Brother VIP Kosova
“Produksion i pisët” - Ana reagon në Instagram pas videos së ish-të dashurit
Lideri rebel sirian jep intervistën e parë - zbulon qëllimin dhe strategjinë për rrëzimin e Assadit
Pas ngritjes së aktakuzës së re ndaj Thaçit nga Specialja, reagon Krasniqi
Shpërthimi i fundit në veri të Kosovës, Bislimi: Kemi dëshmi për komunikimet përpara dhe ndoshta pas sulmit
Arteta i thotë ylli të Arsenalit se është i lirë të largohet qysh në janar