LAJMI I FUNDIT:

Wayne Rooney sulmon Cristiano Ronaldon: Sjellja e tij është e papranueshme, Roy Keane nuk do ta duronte në skuadër

Wayne Rooney sulmon Cristiano Ronaldon: Sjellja e tij është e papranueshme, Roy Keane nuk do ta duronte në skuadër

Cristiano Ronaldo vazhdon të jetë emri më i përfolur në Angli, por këtë vit jo për golat e tij apo ndeshjet e mira.

Ylli portugez ka shkaktuar polemika të mëdha këtë edicion te Manchester United, derisa ka marrë kritika të mëdha edhe nga ish-shokët e skuadrës së tij.


I fundit që nuk ka kursyer kritikat për ish-shokun e tij ka qenë golashënuesi më i mirë në historinë e Djajve të Kuq, Wayne Rooney.

Aktualisht trajneri i DC United ka thënë se United është një ekip më i mirë pa Ronalodon, teksa ka thënë se sjellja e portugezit është e papranueshme.

“Manchester United nuk është një ekip më i mirë me Ronaldon. Ai dhe Messi janë padyshim lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave, por mendoj se sjellja e Cristianos ndaj Djajve të Kuq, që nga fillimi i sezonit e deri tani, është e papranueshme”, deklaroi Rooney.

Tutje ish-reprezentuesi anglez ka thënë se Roy Keane e ka mbrojtur Ronaldon, por vet irlandezi nuk do ta pranonte fare sjelljen e portugezit në dhomat e zhveshjes.

“Kam dëgjuar Roy Keane, ai e mbronte Cristianon, por vetë Roy nuk do ta pranonte fare një njeri të tillë në dhomat e zhveshjes. Ronaldo sot i shkakton shpërqendrim skuadrës”.

“Ai duhet të ulë kokën dhe të punojë, kjo është e vetmja mënyrë që të jetë gati kur trajneri të ketë nevojë për të”, deklaroi golashënuesi më i mirë në historinë e klubit anglez. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Barcelona po e shet për 100 milionë euro lojtarin që e mori për vetëm pesë milionë

Barcelona po e shet për 100 milionë euro lojtarin që e mori për vetëm pesë milionë

La Liga
Dortmundi

Dortmundi "zbrazë" konton e Real Madridit - skuadra gjermane fiton një tjetër pjesë të shumë nga shitja e Bellingham

La Liga
Man City do të jetë pa Haaland për disa kohë

Man City do të jetë pa Haaland për disa kohë

Premier League
Nga Anglia thuhet se Palmer i ka kërkuar Chelseat që ta shesin

Nga Anglia thuhet se Palmer i ka kërkuar Chelseat që ta shesin

Premier League
Kalo në kategori