LAJMI I FUNDIT:

Watzke: Man Utd bëri ofertë më të mirë për Haaland, por Raiola e dinte se ai ishte ‘më mirë’ në Dortmund

Watzke: Man Utd bëri ofertë më të mirë për Haaland, por Raiola e dinte se ai ishte ‘më mirë’ në Dortmund

Drejtori ekzekutiv i Borussia Dortmundit, Hans-Joachim Watzke, ka folur për nënshkrimin e Erling Haaland nga Red Bull Salzburg, dhe se si ata arritën të mposhtin Manchester Unitedin në garën për nënshkrimin e tij.

Haaland iu bashkua skuadrës gjermane nga skuadra austriake RB Salzburg për 17 milionë funte në janar të vitit 2020 duke fituar garën ndaj Djajve të Kuq.


Megjithatë, drejtuesi i Dortmundit, Watzke ka pranuar se oferta e skuadrës së tij për yllin norvegjez nuk ishte “më e mira”.

Raiola ka filluar bisedimet me klubet e mëdha për Haaland, synon ta bëjë norvegjezin më të paguarin në botë
Lexo po ashtu Raiola ka filluar bisedimet me klubet e mëdha për Haaland, synon ta bëjë norvegjezin më të paguarin në botë

Ai ka zbuluar se anglezët e Unitedit bën ofertë më të mirë për sensacionin norvegjez, por agjenti i tij zgjodhi Dortmundin.

“Oferta nga Manchester United ishte më e mirë. Megjithatë Mino Raiola e kuptoi se Erling është më mirë me ne”, ka thënë fillimisht Watzke për Sport1.

“Njerëzit vërejnë se njerëzit e talentuar bëjnë një përparim me ne më shpejt”.

“Ky është një argument i fortë për lojtarët, prindërit e lojtarëve dhe këshilltarët”.

“Ne nuk kemi asnjë pengesë për t’i lënë 17-vjeçarët të luajnë”, përfundoi drejtori i Dortmundit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga
E papritur, Eros Grezda tërhiqet nga futbolli?

E papritur, Eros Grezda tërhiqet nga futbolli?

Ligat tjera
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

La Liga
E kryer: Barcelona merr vendim final për Xavin

E kryer: Barcelona merr vendim final për Xavin

La Liga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Kalo në kategori