“Ne ende jemi shumë ambiciozë. Kjo do të thotë se kemi 50 milionë euro për të harxhuar në lojtarë të rinj, përfshirë Sokratis [Papastathopoulos]”.

“Paratë mund t’i zgjidhin gjërat shumë shpejt gjatë bisedave me klubet tjera. Megjithatë, ne nuk duhet vetëm të jemi ambiciozë në aspektin sportiv, por edhe duhet të marrin vendime financiarisht inteligjente”.


“Kjo është arsyeja se pse po e zgjatim ca këtë verë. Ne do të nënshkruajmë me dy ose tre lojtarë të repartit sulmues dhe një prej tyre do të jetë një lojtar për të ardhmen. Megjithatë nuk do të përmend emra. Njerëzit duhet t’i lejojnë spekulimet në internet të çmenden”, ka thënë Watzke për Bild.

Dortmund deri tash a nënshkruar vetëm me mbrojtësin Sokratis nga Werder Bremen, i cili erdhi për një shumë në vlerën e 9.5 milionë eurove. /Telegrafi/ 

telegrafi sport app