LAJMI I FUNDIT:

Washington Post: OBRM-PDUKM-ja do të formojë qeveri me BDI-në

Washington Post: OBRM-PDUKM-ja do të formojë qeveri me BDI-në

Washington Post ka reaguar ndaj deklaratave të mbrëmshme të Nikolla Gruevski, para KSHZ-së dhe ka shkruar një tekst për të informuar opinionin më gjerë për gjendjen aktuale në Maqedoni. Washington Post shkruan se Nikolla Gruevski në fjalimin e tij para KSHZ-së ka thënë se posedon informacione për ndikim të shteteve të jashtme në punën e KSHZ-së, por që nuk ka precizuar se për cilin shtet bëhet fjalë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Ish kryeministri, Nikolla Gruevski, të shtunën para KSHZ-së ju të drejtua të pranishmëve duke thënë se ka infromacione për ndikime të jashtme, mirëpo nuk precizoi se për cilin shtet bëhet fjalë. Partia e tij konservative pritet që të formojë qeveri me parnerin e tyre afatgjatë BDI-në”, shkruan Washington Post.


Në këtë tekst të Washington Post, përmendet edhe takimi i katër liderëve të partive politike shqiptare me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama./Telegrafi/