LAJMI I FUNDIT:

Wanda Nara përshtatet me jetën në Turqi pas transferimit të Icardit në Galatasaray, shfaqet joshëse në bikini

Wanda Nara përshtatet me jetën në Turqi pas transferimit të Icardit në Galatasaray, shfaqet joshëse në bikini

Wanda Nara është e lumtur dhe ndodhet larg Parisit, të paktën këtë vit ajo do të jetojë në Turqi pasi bashkëshorti i saj Mauro Icardi është i huazuar te Galatasaray.

Biznesmenja argjentinase duket se tashmë e ka përqafuar këtë lëvizje në jetën e tyre. Mjafton të shikoni llogarinë e saj në Instagram ku ajo ka nisur postimin e fotove nga ‘shtëpia’ e saj e re.


“E lumtur”, ishte mbishkrimi që vendosi Wanda teksa postoi një nga fotot e saj tradicionale.

Foto: Wanda Nara/Instagram

Bashkëshortja e futbollistit argjentinas, Icardi ka ndarë një imazh të ri në profilin e saj në Instagram nga plazhi duke pozuar me kostumin e notit duke mahnitur ndjekësit e saj.

Ajo kishte veshur bikini të zeza që përputhej me syzet e saj teksa shijonte plazhet turke dhe duke e dëshmuar se është më se e kënaqur me ndryshimin.

Në vetëm pak orë ajo ka grumbulluar më shumë se 300 mijë pëlqime dhe disa qindra komente nga fansat dhe miqtë e saj.

View this post on Instagram

A post shared by Wanda nara (@wanda_nara)

Nara ka qenë nën presion të madh për negociatat për largimin e Icardit nga Parisi dhe tani po shijon momentin.

Në fakt mbërritja e saj në Turqi ka qenë disi e diskutueshme duke pasur parasysh kërkesat që ajo bëri gjatë negociatave.

Foto: Wanda Nara/Instagram

Ajo fillimisht kishte kërkuar një shofer privat i cili do të jetë në dispozicion të Icardit dhe të gjithë familjes 24 orë në ditë, dhe gjithashtu dëshiron një kuzhinier privat familjar, sigurim të përhershëm për t’u kujdesur për ta dhe një shtëpi të siguruar plotësisht

Wanda në listën e kërkesave kishte përfshirë edhe një hotel me pagesë ku do të qëndronin deri në dhjetor derisa të zhvendoseshin në shtëpinë e dëshiruar dhe të gjenin një shkollë të përshtatshme për fëmijët e tyre. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina

"Nuk kanë pasur kurrë vajzë të bukur nga Kosova", një video e Rita Orës po bën xhiron në internet

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Vesa Luma tregon se u bë ajo

Vesa Luma tregon se u bë ajo "sebep" i njohjes së çiftit Diola Dosti dhe Erolld Belegu

Magazina
Kalo në kategori