Ish ambasadaori i OSBE-së në Kosovë, William Walker, në orët e pasditës në Tetovë ka takuar përfaqësues të partive politike shqiptare në Maqedoni. Të pranishëm në këtë takim kanë qenë nënkryetarja e Bashkimit Demokratik për Integrim, Teuta Arifi, kreu i LR-PDSH-së, Ziadin Sela dhe Azem Sadiku nga partia Demokratike Shqiptare. Pas këtij takimi, ish-ambasadori Walker, tha se qëllimi i vizitës është që të shoh të gjitha partitë të bashkuara, shkruan gazeta Koha.
“Kam qëndruar për të marrë infomacione për situatën politike në Maqedoni, ju e dini se unë gjatë kohës së luftës në Kosovë kam qëndruar disa muaj në Maqedoni. Por unë di shumë pak për Maqedoninë dhe shqiptarët që jetojnë këtu, dhe jam takuar edhe me përfaqësues të partive politike për të parë se çka ndodh. Mesazhi im është që të jenë të bashkuar, të punoni bashkërisht. U kam dhënë disa sugjerime, u kam dhënë kohë që t’i lexojnë dhe të japin edhe ato sugjerime dhe atëherë mund të jap përgjigje më të hollësishme”, tha pas takimit ambasadori Walker.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Mbi 100% rritje e denoncimit të diskriminimit, orientimi seksual dhe përkatësia etnike mes paraqitjeve më të shpeshta
I ndodhi shqiptarit nga Kosova, shkoi në Shkup ta operojë këmbën e majtë, ia operuan të djathtën
Komandanti i KFOR-it takon ambasadorët e QUINT-it, Turqisë dhe BE-së, shprehet përkushtim i palëkundur për sigurinë në Kosovë
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251