LAJMI I FUNDIT:

Walker: Nëse nuk ka njohje, unë e shoh gabim që Kurti ta nënshkruajë marrëveshjen

Walker: Nëse nuk ka njohje, unë e shoh gabim që Kurti ta nënshkruajë marrëveshjen

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, William Walker, e ka quajtur gabim të madh nëse Kosova do ta nënshkruajë marrëveshjen e propozimit evropian.

Walker thotë se do të ishte “tejet kritik” nëse Kosova nënshkruan themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe brenda një marrëveshje e cila edhe ashtu nuk përmban njohjen e ndërsjellë Kosovë-Serbi.

Mes tjerash, ai është kritik edhe ndaj komunitetit ndërkombëtar që po e shtynë para pikërisht çështjen e Asociacionit.

“Kjo çështja e Asociacionit të komunitetit serb ose diçka e ngjashme për mua është njëfarë prishëse e marrëveshjes (deal-breaker). Do të isha tejet kritik nëse Kosova e nënshkruan atë. Mendoj se kjo është gabim i madh. Edhe për BE-në që e shtynë e para këtë. Për mua është diçka që ska kurrfarë kuptimi, që të jepen të drejta edhe më speciale një komuniteti pakicë, e cila tashmë edhe ka më shumë se një hise në të drejtat e pakicave, më shumë se në cilindo vend në Evropë që unë e di, e gati edhe në botë”, tha William Walker për Insajderin.

Pyetur se “a kishte zgjidhje tjetër” kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ngase kjo është njëra nga kërkesat më strikte amerikane, Walker konsideron se është gabim të shtyhet kjo çështje para.

“Unë s’kam pasur rastin të flas me Escobarin ose me dikë nga qeveria amerikane rreth kësaj, nuk e di se çfarë ka prapa saj, që të jenë në favor të kësaj, sepse siç thash, unë personalisht këtë e shoh si gabim të përfshihet diçka e tillë. Por, e di që po shtyhet para, ndaj Kosovës, ndaj qeverisë së Kurtit, që të pranojnë këtë, dhe po them se do të ishte gabim që të bënte këtë”, tha ish-ambasadori.

Në vërejtjen e Insajderit se në fakt është vetë kryeministri kosovar ai i cili ka qenë “më i eturi” që kësaj marrëveshje t’i vendoset firma e të kalojë në një marrëveshje ligjërisht të obligueshme për palët, Walker shprehet se s’e kupton qëndrimin e tij.

“Nuk jam i sigurt që e kuptoj Albini kur thotë se unë e nënshkruaj kështu siç është, ose dëshiron që ta nënshkruajë. Nëse aty nuk ka njohje, unë e shoh gabim që ai ta nënshkruaj”, përfundoi Walker.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori