LAJMI I FUNDIT:

Wagner dëshiron të kthehet te Bayerni

Wagner dëshiron të kthehet te Bayerni
BELFAST, NORTHERN IRELAND - OCTOBER 05: Sandro Wagner of Germany celebrates after scoring during the FIFA 2018 World Cup Qualifier between Northern Ireland and Germany at Windsor Park on October 5, 2017 in Belfast, Northern Ireland. (Photo by Charles McQuillan/Getty Images)

Skuadra gjermane, Hoffenhaimi konfirmon dëshirën e Sandro Wagner për t’u rikthyer tek Bayern Munichu.

Sulmuesi gjerman e ka nisur karrierën e tij tek bavarezët, në ekipin e të rinjve dhe pas më shumë se një dekade, dëshiron të kthehet të klubi i tij i parë.


Duke mos pasur mundësinë të ishte pjesë e ekipit të parë të bavarezëve, në vitin 2008 ai u transferua tek Duisburg, për të vazhduar më pas karrierën e tij në disa klube të kampionatit gjerman, përpara se të firmoste me Hoffenheimin, në 2016-ën.

Bayerni po kërkon sulmues, katër emra të njohur në listën e bavarezëve (Foto)
Lexo po ashtu Bayerni po kërkon sulmues, katër emra të njohur në listën e bavarezëve (Foto)

Dëshirën e futbollistit 29-vjeçar për t’u kthyer në qytetit e lindjes, e konfirmoi trajneri i bardhebluve, Julian Nagelsmann, i cili sezonin e kaluar e cilësoi Wagnerin si një prej lojtarëve kyç në arritjen e vendit të katërt në Bundesligë, përcjell SS.

Falë paraqitjeve me Hoffenheimin, Wagner debutoi dhe me kombëtaren e Gjermanisë, me të cilën në shtatë ndeshje ka realizuar pesë gola.

Sulmuesi i Hoffenheimit thyen gishtin, por refuzon ta lë ndeshjen në gjysmë (Foto)
Lexo po ashtu Sulmuesi i Hoffenheimit thyen gishtin, por refuzon ta lë ndeshjen në gjysmë (Foto)

Gjithsesi, Nagelsman ka theksuar se përveç dëshirës së 29-vjeçarit, për t’u rikthyer te bavarezët, nuk ka asnjë lëvizje konkrete nga ana e kampionëve të Gjermanisë.

Ai shtoi se mosha e lojtarit mund të jetë një problem për realizimin e këtij transferimi, duke marrë parasysh rastin e lojtarëve të mëdhenj, si Ribery, të cilët pavarësisht kontributit të dhënë, nuk janë më të preferuar te Bayerni, pikërisht për shkak se janë në fundin e karrierës së tyre.