LAJMI I FUNDIT:

VW Passat i ri do të arrij në shtator, ndërsa Skoda Superb arrin në fund të vitit

VW Passat i ri do të arrij në shtator, ndërsa Skoda Superb arrin në fund të vitit

Volkswagen do të nisë dërgesat e Passat-it të gjeneratës së re në shtator, teksa dërgesat e modelit Skoda Superb do të vijojnë në fund të vitit, ka thënë shefi i markës VW, Thomas Schaefer.

Passat-i dhe Superb-i do të ndërtohen bashkë në fabrikën e Volkswagen në Bratislavë të Sllovakisë, kjo pasi që kompania vendosi që ta zhvendosë prodhimin e Passat-it nga fabrika e saj në Emden të Gjermanisë, dhe atë të Superb-it nga fabrika e Skoda-s në Kvasiny të Republikës Çeke.

Volkswagen do ta prodhojë vetëm versionin “wagon” të Passat-it, duke hequr dorë nga “sedani”, ndërsa Skoda do të prodhojë dy versione të Superb, atë ‘wagon” dhe “hatchback”, bëri të ditur Schaefer në prapaskenat gjatë zbulimit të konceptit VW ID2all, raporton Automotive News Europe, përcjell Telegrafi.

Sipas shifrave të studiuesit të tregut Dataforce, Passat-i ishte modeli më i shitur në Evropë për veturat me përmasa mesatare, me një volum të 66,621 njësive të shitura, edhe pse në fakt kjo shifër ishte për 20 për qind më e ulët se ajo e vitit 2021.

Të dyja veturat janë zhvilluar nga Skoda, dhe shërbejnë si shembull se si markat e vëllimit të VW Group po bashkëpunojnë më ngushtë duke ruajtur ende karakteristika të veçanta të dizajnit, tha Schaefer për Automotive News Europe vitin e kaluar. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
Pastrimi i akumulatorëve: Në cilat automjete (nuk) është i nevojshëm dhe si bëhet!

Pastrimi i akumulatorëve: Në cilat automjete (nuk) është i nevojshëm dhe si bëhet!

Auto
Brenda qytetit me më pak se gjysmë milioni banorë, aty ku për gjashtë muaj janë braktisur 14 mijë vetura

Brenda qytetit me më pak se gjysmë milioni banorë, aty ku për gjashtë muaj janë braktisur 14 mijë vetura

Auto
Pajisja “anti-tradhti”, pronari i veturës elektrike paralajmëron që automjeti gjurmon lokacionin dhe sa persona gjenden në të

Pajisja “anti-tradhti”, pronari i veturës elektrike paralajmëron që automjeti gjurmon lokacionin dhe sa persona gjenden në të

Auto
E fitoi Ford Mustangun për ditëlindje, nën ndikimin e alkoolit e shkatërroi veturën e re – pamje nga aksidenti në Çeki

E fitoi Ford Mustangun për ditëlindje, nën ndikimin e alkoolit e shkatërroi veturën e re – pamje nga aksidenti në Çeki

Auto
Lamborghini përditëson logon

Lamborghini përditëson logon

Auto
Momenti kur Ferrarit iu shkëput rrota derisa shoferi i automjetit lëvizte përgjatë një autostrade në SHBA

Momenti kur Ferrarit iu shkëput rrota derisa shoferi i automjetit lëvizte përgjatë një autostrade në SHBA

Auto
Kalo në kategori