LAJMI I FUNDIT:

VV: Numri i vdekjeve nga COVID-19 në Kosovë i ngjante statistikave të luftës

VV: Numri i vdekjeve nga COVID-19 në Kosovë i ngjante statistikave të luftës

Lëvizja Vetëvendosje ka krahasuar shifrat e vdekjeve të shkaktuara nga coronavirusi në vend, me ato të luftës.

Në reagimin e VV-së thuhet se përhapja e koronavirusit u menaxhua aq mirë me qeverinë Kurti sa arritëm në zero raste dhe Kosova u bë shembull botëror për menaxhimin e pandemisë.


“Pas rrëzimit të saj dhe votimit të paligjshëm të qeverisë koti, humbi besimi te qeveria. U sëmur shteti. Sistemi shëndetësor u mbingarkua. Numri i vdekjeve i ngjante statistikave të luftës. Kjo gati se nuk solli një katastrofë humanitare me mbi 600 të vdekur, dhe ndodhi në fund të valës së parë kur vendet tjera e kishin vënë në kontroll virusin”, thuhet në reagim.

Vetëvendosje po ashtu u bënë thirrje qytetarëve që të jenë të kujdesshëm e të vëmendshëm të respektojnë masat anti-COVID.

Reagimi i plotë i LVV-së:

“Përhapja e koronavirusit në Kosovë u menaxhua aq mirë me Qeverinë Kurti sa përveç se arritëm ditën me zero raste, Kosova u bë shembull botëror për menaxhimin e pandemisë. Kjo falë besimit qytetarë, shtetit të shëndoshë dhe punës së shërbyesve shëndetësorë. Pas rrëzimit të saj dhe votimit të paligjshëm të qeverisë koti, humbi besimi te qeveria. U sëmur shteti. Sistemi shëndetësor u mbingarkua. Numri i vdekjeve i ngjante statistikave të luftës. Kjo gati se nuk solli një katastrofë humanitare me mbi 600 të vdekur, dhe ndodhi në fund të valës së parë kur vendet tjera e kishin vënë në kontroll virusin.

Fillimi i valës së dytë në Kosovë, tani që rastet janë dyfishuar nëpër botë krahasuar me valën e parë, mund të sjell një katastrofë të njëmend humanitare. Rritja e infektimeve me numra treshifror ka filluar tash e dy javë. Vetëm në javën e fundit janë regjistruar mbi 1500 raste të reja me COVID-19, kurse dje u shënua rekord i rasteve të reja në një ditë, 417. Qeveria duket e çorientuar dhe pa ide, tashmë e rrezikshme sa edhe e kotë. Ajo nuk duket të ketë një plan serioz, nëse veç ka ndonjë plan, përpos deklarimeve kontradiktore të njëpasnjëshme të ministrit të Shëndetësisë që rëndom duken si kërcënimeve të kohëpaskohshme ndaj qytetarëve të Republikës. Veprimet e saj janë të ngadalshme dhe të vonshme, kur dihet se forma më e duhur e luftimit të pandemisë është reagimi i shpejtë dhe në kohë. Preokupimi i saj, edhe në kohë të krizës shëndetësore e ekonomike, mbetet kapja e shtetit, punësimet partiake, dhe pasurimi i partnerëve të koalicionit me tenderë milionësh e projekte infrastrukturore miliardshe derisa ndërmarrjet publike si Telekomi e Trepça janë pranë falimentimit

Prandaj, në këtë kohë të vështirë, iu bëjmë thirrje qytetarëve që të jenë të kujdesshëm e të vëmendshëm, të përgatitur e solidar me njëri tjetrin, ashtu edhe siç ju bëjmë thirrje t’iu besojnë dhe të kenë ndjeshmëri për punën e rëndë të punëtorëve të vijës së parë të rrezikut, punëtorët shëndetësorë. Kjo qeveri e paligjshme do të shkojë e shëndeti do t’iu kthehet si qytetarëve ashtu edhe shtetit.

Mbajeni maskën e mbajeni distancën”, thuhet në reagim.

Ndryshe, prej nesër do të vendosen masa të reja për të frenuar përhapjen e mëtejme të coronavirusit në Kosovë. Kështu tha ministri i Shëndetësisë në Qeverinë e Kosovës, Armend Zemaj, i cili tha se vendimi për masat e reja, vjen pas rritjes së numrit të rasteve me sëmundjen COVID-19, që shkakton koronavirusi.

Ndër masat e reja janë ndalimi i punës së qendrave tregtare nga ora 21:00 deri në ora 05:00. Në të njëjtin interval kohor, të ndaluar aktivitetin e kanë edhe bizneset e sektorit të gastronomisë, përveç shërbimit “merre me vete”.

Po ashtu, Zemaj tha se është rekomanduar që të reduktohet stafi në institucionet publike dhe private si në nivelin qendror, po ashtu edhe atë lokal.

Vetëm sektori i shëndetësisë dhe sigurisë do të punojë me kapacitete të plota.

Personat me sëmundje kronike dhe ata mbi moshën 60-vjeçare do të lirohen që të dalin në zyre dhe mund të punojnë nga shtëpia. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Kronika e Zezë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori