VV: Krerët e AAK-së janë të lidhur me krimin


Dardan Molliqaj ka thënë se shumë gjëra, duke u bazuar po ashtu edhe në mos deklarimin e pasurisë të familjes Haradinaj, tregojnë për dyshimet e mundshme të prejardhjes së pasurisë.
“Deklarimet e fundit të subjektit të AAK-së që veprimet e Vetëvendosjes ja kanë qitë hijen e zezë Kosovës, mendoj që janë të shpërfillshme duke pasë parasysh që AAK-ja është subjekti politik ku krerët e saj janë të lidhur drejtpërdrejt me figurat e krimit të organizuar, jo vetëm në Kosovë, por edhe në rajon. Është subjekt politik i cili të paktën në komunat që qeverisin në Dukagjin, i qet çdo qytetari dhe çdo biznesi haraç”, ka thënë Molliqaj, transmeton KP. “Është subjekti i cili është i lidhur drejtpërdrejt me fajdetë të cilat i jepen qytetarëve dhe e rrezikojnë jetën e tyre në Dukagjin. Është subjekti ku drejtuesit e tyre, që nga kryetari e teposhtë, që janë me miliona pasuri, asnjëherë nuk kanë pasë guximin dhe mundësinë me deklaru se cila është prejardhja e kësaj pasurie”, ka thënë Molliqaj. /Telegrafi/




































