VV: I hoqëm flamujt e Thaçit, na arrestuan

Aktivistë e VV-së, së bashku me disa qytetarë, “dolën në aksion për të hequr flamujt jo-shqiptarë, e për të lënë në dekorim të qytetit vetëm flamujt kuqezi”.
Sipas kumtesës, gjatë këtij aksioni ka ndërhyrë policia, “e cila ka mbrojtur flamujt e Thaçit, dhe ka arrestuar dhunshëm Basri Kodrën, kryetar i Qendrës së Vetëvendosjes në Kaçanik, dhe aktivistët Kenan Trupi, Ardian Dema, Kenan Berisha, Gëzim Mezini, Zgjim Hyseni, Frashër Krasniqi dhe Gëzon Kastrati”. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
08/06/2012






































