LAJMI I FUNDIT:

VV: Gjendja e pyjeve e rëndë, besonim se do përmirësohej me Haradinajn kryeministër

VV: Gjendja e pyjeve e rëndë, besonim se do përmirësohej me Haradinajn kryeministër

Zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje sot në një konferencë kanë folur për gjendjen e pyjeve në Kosovë, duke thënë se sistemi i menaxhimit të pyjeve është i mbushur me burokraci.

Liburn Aliu nga Vetëvendosje teksa ka folur për gjendjen e rëndë të pyjeve në Kosovë tha se kishte shpresuar se kjo gjendje do të përmirësohet pasi të vinte në krye të Qeverisë Ramush Haradinaj.


Morina: Mungon përkrahja institucionale për rojet e pyjeve, sulmet ndaj tyre janë të papranueshme
Lexo po ashtu Morina: Mungon përkrahja institucionale për rojet e pyjeve, sulmet ndaj tyre janë të papranueshme

“Duke e ditur se ai ka lidhje me malet po e them këtë”.

Aliu shprehu brengën për rrezikimin e jetës së rojeve të pyllit, duke e përmendur një rast kur një roje e pyllit ishte lënduar.

Sipas tij, sistemi i menaxhimit të pyjeve është i mbushur me burokraci.