Vushtrri, arrestohet një person vjedhje të rëndë


Hetuesit policorë në Vushtrri, më 17 janar 2018, mbi dyshime të arsyeshme kanë identifikuar dhe kanë arrestuar një person të dyshuar për veprën penale ‘vjedhje e rëndë’, vepër kjo e raportuar dy ditë më parë.
Arrestimi i të dyshuarit M.B., 21 vjeçar, është bërë mbi bazën e provave të siguruara se i njëjti dy ditë më parë nga një shtëpi private kishte vjedhur një televizor dhe gjësende tjera.
Në cilësi të provave materiale tek i dyshuari është gjetur televizori i raportuar në rastin në fjalë, ku pas procedurave verifikuese i është kthyer pronarit.
Pas procedurave intervistuese, të dyshuarit nga ana e prokurorit të rastit i është caktuar masa e ndalimit policor. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
18/01/2018
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate



































