LAJMI I FUNDIT:

Vuçiq thërret Këshillin e Sigurisë Kombëtare, temë kryesore Kosova

Vuçiq thërret Këshillin e Sigurisë Kombëtare, temë kryesore Kosova

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka planifikuar një takim të Këshillit të Sigurisë Kombëtare për të shtunën, shkruajnë mediat serbe, përcjell Telegrafi.

Një takim i tillë, sipas mediave serbe është thirrur pikërisht më 4 gusht, ditën që do të formohej Asociacioni i Komunave Serbe në Kosovë.


Madje, sipas mediumit serb, Blic.rs, ka informacione operacionale se shqiptarët do të përpiqen të marrin Gazivodën me ndihmën e NATO-s.

“Në takim do të diskutohet gjithashtu edhe se si të mbrohen interesat dhe populli në Kosovë”, shkruan tutje mediumi në fjalë. /Telegrafi/