LAJMI I FUNDIT:

Vuçiq takohet sot me Daçiqin: A është në horizont fundi i partneritetit qeverisës SNS-SPS?

Vuçiq takohet sot me Daçiqin: A është në horizont fundi i partneritetit qeverisës SNS-SPS?

Partnerët e koalicionit qeverisës në Serbi, kryetari i Partisë Progresive Serbe (SNS) Aleksandar Vuçiq dhe kryetari i Partisë Socialiste të Serbisë (SPS) Ivica Daçiq do të takohen sot për të diskutuar për vazhdimin e bashkëpunimit politik.

Çuditërisht, presidenti serb Aleksandar Vuçiq kritikoi sjelljen e partnerëve të koalicionit në Instagramin e tij, në radhë të parë të SPS-së për mosdhënien e mbështetjes adekuate gjatë seancës për Kosovën, por edhe për sfidat me të cilat po përballet Serbia.


“Më mirë të hysh në opozitë se sa ta drejtojnë vendin interesa partiake dhe private”. Unë jam gati të shkoj në zgjedhje si kandidat për kryeministër, por nuk do të dorëzohem nën shantazh”, tha Vuçiq.

Siç shkruan “Nova”, kryetari i Bordit Ekzekutiv të SNS-së, Darko Glishiq, ka thënë se derisa po e sulmonin Vuçiqin, ata po shohin filma porno. Glishiq e kishte fjalën për deputetin e SPS, Zvonimir Steviq, i cili shikoi filma pornografik gjatë seancës parlamentare.

“Nëse më pyesni mua personalisht, është mirë që (zgjedhjet) të mbahen nesër, apo në fundjavë, por njerëzit më të mençur në parti, në krye me Vuçiqin, do të na qetësojnë paksa emocionalisht, kështu që të gjithë do ta marrim një vendim i përbashkët që do të jetë më i miri për Serbinë”, tha Glishiq, transmeton Telegrafi.

Pas gjithë kësaj, ndodhën dy takime – një në Presidencën e Serbisë, të cilën e thirri lideri i ministrave të SNS-së nga SNS-ja, ndërsa takimin e dytë e mbajti Ivica Daçiq me deputetët e SPS-së.

Nuk e dimë rezultatin e takimit të parë, pasi ‘progresistët’ (SNS) nuk deshën të flisnin, por kur bëhet fjalë për takimin e socialistëve, rezultati është se Steviqi dha dorëheqje.

Përveç kësaj, SPS tha se ende planifikon vazhdimin e bashkëpunimit me ‘progresistët’, gjë që do të jetë temë e takimit të sotëm Vuçiq-Daçiq.

Siç kanë raportuar më herët mediat, opsion është mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme në vjeshtë, pasi presidentit serb i humbi nervat pas zgjedhjeve të fundit dhe kërkoi zgjedhje të parakohshme në të cilat Vuçiq do të jetë kandidat për kryeministër.

Nuk e dihet nëse do të ndodhë kjo, pasi vendimet ndryshojnë nga java në javë, por është e qartë se progresistët dhe socialistët kanë pikëpamje “të ndryshme” për drejtimin që duhet të ecë Serbia në periudhën e ardhshme.

Tani për tani, Daçiq siguron se SPS do të vazhdojë të ofrojë mbështetje për SNS.

“Siç thashë edhe më parë, Partia Socialiste e Serbisë dhe unë personalisht mbështesim absolutisht Aleksandar Vuçiqin, sepse ai udhëheq një politikë me rëndësi jetike për interesat kombëtare dhe shtetërore dhe të ardhmen e Serbisë”, tha Daçiq. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një zyrtar i Hamasit thotë se grupi do t'i dorëzonte armët – por gjithmonë, me një kusht

Një zyrtar i Hamasit thotë se grupi do t'i dorëzonte armët – por gjithmonë, me një kusht

Botë
Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Botë
Rusia nuk ka 'interes' të sulmojë shtetet e NATO-s, thotë kreu i ushtrisë së Putinit

Rusia nuk ka 'interes' të sulmojë shtetet e NATO-s, thotë kreu i ushtrisë së Putinit

Botë
E quan “një njeri i madh” - Trump i gatshëm të rinovojë aleancën konservatore me Orban të Hungarisë

E quan “një njeri i madh” - Trump i gatshëm të rinovojë aleancën konservatore me Orban të Hungarisë

Botë
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Dubai raporton një

Dubai raporton një "sëmundje misterioze" të lidhur me përmbytjet e rënda që goditën rajonin

Botë
Kalo në kategori