LAJMI I FUNDIT:

Vuçiq së shpejti takohet me Mustafën dhe Thaçin

Vuçiq së shpejti takohet me Mustafën dhe Thaçin

Kryeministri serb, Aleksandër Vuçiq ka thënë se pret që së shpejti të takohet me kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa si dhe presidentin, Hashim Thaçi.

Shefi i qeverisë serbe njëherësh ka shtuar se të dyja palët duhet të punojnë së bashku në interes të serbëve dhe shqiptarëve, raportojnë mediat serbe, përcjellë Klan Kosova.


Vuçiq në një konferencë për media në Bruksel kur është pyetur se gjatë bisedimeve me zyrtarë të lartë amerikanë dhe evropianë a ka marrë vesh se Perëndimi do t’i jap një shtysë autoriteteve në Prishtinë për të kryer detyrat e saj rreth çështjes së marrëveshjeve të Brukselit si dhe krijimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe ka thënë se as “Beogradi nuk bëri gjithçka që është pritur dhe do të vazhdojnë bisedimet me Prishtinën, në dialogun që është i rëndësishëm për Serbinë”.

Sipas tij, të dyja palët kanë shumë për të bërë dhe se nuk do të jetë e lehtë dhe e thjeshtë, por ka theksuar se nuk dëshiron që të thotë diçka të shëmtuar dhe të keqe për këdo.

“Nuk dua që të fitojë poenë politik në shtëpinë time dhe ta shajë dikë. Unë jam i interesuar vetëm në rezultate, dhe ato janë paqja dhe stabiliteti për serbët dhe shqiptarët, që të shikojmë se çfarë mund të bëjmë së bashku në të ardhmen”, ka thënë Vuçiq.

Kreu i ekzekutivit serb gjithashtu ka bërë me dije se një konferencë biznesi do të organizohet në Nish së bashku me Shqipërinë, duke thënë se Serbia dëshiron të bashkëpunojnë me këtë vend dhe që “rrugët të jenë të kalueshme për shqiptarët”, transmeton Klan Kosova.

Në trend Lajme

Më shumë
Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Lajme
Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!

Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!

Lajme
Momenti kur Edi Rama u përkulet shqiptarëve në Greqi

Momenti kur Edi Rama u përkulet shqiptarëve në Greqi

Lajme
Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë: Asociacioni, kusht që nuk lidhet me Këshillin e Evropës

Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë: Asociacioni, kusht që nuk lidhet me Këshillin e Evropës

Lajme
Nesër takohen Kurti e Krasniqi, në tavolinë dy tema

Nesër takohen Kurti e Krasniqi, në tavolinë dy tema

Politikë
Analistët: Pahor e njeh rajonin, por si emisar i BE-së s'mund ta

Analistët: Pahor e njeh rajonin, por si emisar i BE-së s'mund ta "transformojë" dialogun

Lajme
Kalo në kategori