Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka dalë me një deklaratë konspirative, duke thënë se pret që më 6 nëntor institucionet e Kosovës të mësyjnë veriun e Kosovës për të marrë nën kontroll trafostacionin “Valaç” në afërsi të Zveçanit.
Ditëve të fundit në mediat serbe ka qarkulluar një informatë se “ekziston rreziku që Kurti ta shfrytëzojë situatën dhe të marr nën kontroll trafostacionin në “Valaç”, afër Zveçanit, përmes së të cilit shpërndahet 85 për qind e energjisë elektrike në veri.
Sa i përket kërcënimeve të tjera, ai tha pwr mediat serbe se është i sigurt se [autoritetet në Prishtinë] po e planifikojnë këtë, “sikurse nga arsye të ndryshme po e presin 6 nëntorin, duke planifikuar marrjen e ‘Valaçit’ në periudhën e ardhshme”
“Këto do të ishin lajme katastrofale dhe të tmerrshme për popullin tonë”, tha Vuçiq, transmeton Telegrafi.
Presidenti serb tha se është shumë i shqetësuar për faktin se “shqiptarët e Kosovës kanë treguar se për ta nuk vlejnë marrëveshjet ndërkombëtare”.
Ai tha se janë shtruar keq ata që kanë planifikuar këtë.
“Nuk jam i sigurt se do të jenë lajme të mira as për ta. Duhet të mendohet mirë për vendimet vetanake. Nuk kemi ku të shkojmë, ne mund të bëjmë vetëm lëvizje të detyruara, jo për fajin tonë”, tha ai.
Më tej presidenti serb tha se “do të mund të provohet me një aksion të tillë, sikurse ishte realizuar në vendkalimet kufitare”.
Vuçiq iu përgjigj pyetjes së gazetarëve për të komentuar faktin se SHBA-të e porosisin Prishtinën se duhet t’i përmbushë obligimet e saj, përfshirë edhe formimin e Asociacionit. Ndërsa, sipas tyre, ” zv.kryeministri i Kosovës Bislimi tha se nuk do të ketë formim të Asociacionit dhe në një bisedë me Borrellin paralajmëroi se Policia e Kosovës do të vazhdojë me aksionet”.
“Më shqetësojnë fjalët e tij, para së gjithash sepse mund ta thonë lirisht se asnjë marrëveshje nuk vlen dhe se atyre nuk u interesojnë aktet juridike ndërkombëtare që janë të vlefshme edhe sipas sistemit të tyre normativ, sepse marrëveshjet ndërkombëtare janë mbi legjislacionin kombëtar, kurse bashkësia ndërkombëtare nuk reagon, ose reagon shumë butë, atëherë ne jemi në telashe”, theksoi Vuçiq. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëGazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës
Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte
Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe
Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia
"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal
"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert