“Kemi pasur një bisedë serioze dhe të hapur, dhe kjo është gjithçka që mund të them”, ka thënë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duke folur rreth takimit që ka pasur dje me të Dërguarin Special të presidentit amerikan, Donald Trump, për dialogun Prishtinë-Beograd, Richard Grenell.
Sipas mediave serbe, përcjell Telegrafi, ai tha se nuk mund të fliste për detajet, por theksoi se ishte e qartë se “askush nuk na ofron ndarje” dhe se i duhej kohë për të menduar, për të parë “çfarë të themi tjetër dhe çfarë të bëjmë tjetër”.
“Askush nuk na ofron ndonjë ndarje, askush nuk na ofron asgjë. Askush nuk do të na japë asgjë. Të gjithë duan të shohin Serbinë pa Kosovën”, ka thënë Vuçiq.
Ai kështu iu përgjigj pyetjes nëse ai kishte marrë garanci nga Grenell se taksa e vendosur nga Kosova mbi mallrat serbe do të shfuqizohet, nëse Serbia do të kërkojë diçka në kthim dhe nëse kishte ndonjë bisedë për ndarjen e Kosovës.
“Çfarë pritni? Amerika e ka njohur Kosovën dhe nuk do ta ndryshojë atë vendim. Çfarë prisni përveçse të kërkojnë njohjen e pavarësisë (së Kosovës)?”, tha ai.
Ndryshe, gjatë ditës mediat serbe kanë dhënë detaje të një takimi të tillë, duke thënë se ka qenë jo i lehtë për Vuçiqin.
Po sipas tyre, presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, mori porosi shumë të rënda të Donald Trump, nga i dërguari special i presidentit amerikan, Richard Grenell.
Madje, sipas Blic.rs, pas takimit, Vuçiq nuk donte as të bënte deklaratë për shtyp.
Ndryshe Grenell vizitoi Beogradin, disa ditë pasi mori përsipër rolin e të Dërguarit Special të SHBA-së për Kosovën.
Siç mëson mediumi në fjalë, porositë që Vuçiq mori nga Grenell mbajnë peshë të madhe për Serbinë.
“Takimi, ku u diskutua zgjidhja e çështjes së Kosovës, zgjati më shumë se një orë”, thuhet ndër tjerash në shkrimin e këtij mediumi, përcjell Telegrafi.
Se takimi nuk ka qenë i lehtë e ka konfirmuar edhe këshilltarja e presidentit serb, Suzana Vasiljeviq, e cila ka thënë se takimi midis Aleksandar Vuçiqit dhe të dërguarit special të SHBA-së për dialogun Beograd-Prishtinë, Richard Grenell ishte shumë i vështirë, por nuk mund të jepte shumë detaje.
Ajo i ka thënë “TV Prva” se Vuçiq dhe Grenell biseduan për dhjetë minutat e para, “sy më sy” – dhe më pas atyre iu bashkua drejtori i të ashtuquajturës Zyra e Qeverisë së Serbisë për Kosovën, Marko Gjuriq.
Vasiljeviq gjithashtu ka thënë se shpesh ndodh që takimet të jenë të vështira kur bëhet fjalë për Kosovën, por siç shtoi ajo, përcjell Telegrafi, nuk kanë qenë asnjëherë në atë masë që presidenti të mos dëshirojë të flasë as me bashkëpunëtorët e tij dhe të kërkojë kohë për të menduar se si të komunikojë atë se çfarë mund të jetë një zgjidhje për atë që mund të ketë dëgjuar nga Grenell.
Ndryshe, Richard Grenell ka vizituar edhe Kosovën ku pati takime me të krerët e partive kryesore politike në vend, si dhe me presidentin Thaçi.
Grenell, i cili do të mbetet edhe ambasador në Gjermani, do t’i udhëheqë përpjekjet e SHBA-së, për t’iu ndihmuar Kosovës dhe Serbisë në arritjen e një marrëveshjeje zyrtare të paqes, e cila do të mund të rezultojë me njohjen e Kosovës nga ana e Serbisë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKomandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi
Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në Këshillin e Evropës
”Të lutem avokate le të del nga burgu, po du me u pajtu”, avokatja tregon se shumë gra tërhiqen nga denoncimi i dhunës
MPB: Serbia ka ndaluar sot 10 pjesëtarë të Policisë së Kosovës, pesë nuk janë liruar ende
Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Deputetët e shteteve që votuan kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE
Xavi e tepron me fjalët që ia ka thënë gjyqtarit pas eliminimit të Barcelonës nga Liga e Kampionëve
“Dashuria e madhe ndaj Edit ia mori jetën, vajzat e panë të gjakosur”, flet familjarja e gruas që u vra në Pejë nga bashkëshorti
Reagon më në fund Akil Gjakova
Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë
Avokati serb ironizon me presidentët serbë, tregon ku ikën ata kur Kosova shpalli pavarësinë dhe sot kur u votua për anëtarësim në KiE