LAJMI I FUNDIT:

Vuçiq propagandon në Këshillin e Sigurimit: Serbët në Kosovë po diskriminohen, Kurti në vend të ndëshkimit po shpërblehet nga ndërkombëtarët

Vuçiq propagandon në Këshillin e Sigurimit: Serbët në Kosovë po diskriminohen, Kurti në vend të ndëshkimit po shpërblehet nga ndërkombëtarët

Ka nisur mbledhja e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, e cila do të ballafaqojë presidenten Vjosa Osmani me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka vazhduar me propagandën e tij në Këshillin e Sigurimit, teksa ka deklaruar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po i diskriminon serbët në Kosovë.


Ai tha se 11 vjet që nga Marrëveshja e Brukselit, Asociacioni ende nuk është themeluar nga Kosova.

“11 vjet më vonë, megjithëse serbët i kanë përmbushur të gjitha detyrimet e vështira sipas asaj marrëveshjeje, Asociacioni i Komunave Serbe nuk është as në dukje”, tha Vuçiq.

Vuçiq ka shprehur edhe njëherë shqetësimin për vendimin e BQK-së për dinarin.

Ai pretendon se me këtë vendim janë prekur komunitetet joshqiptare.

Nis mbledhja e Këshillit të Sigurimit, shefja e UNMIK-ut shpreh keqardhje që u bojkotua votimi në veri
Lexo po ashtu Nis mbledhja e Këshillit të Sigurimit, shefja e UNMIK-ut shpreh keqardhje që u bojkotua votimi në veri

Sipas tij vendimi është implementuar menjëherë pavarësisht se kishte premtime nga autoritetet për shtyrje të zbatimit për tre muaj.

Ai tha se pensionistët dhe punëtorët e arsimit dhe të shëndetësisë nuk po mund t’i marrin pagat.

“Të punësuarit (serbë) në institucione po përballen me regjimin e Albin Kurtit, diskriminim i shkallës së lartë. E kjo për arsye se s’janë shqiptarë e s’janë të përfshirë në një agjendë për Shqipërinë e Madhe”, tha Vuçiq.

Ai ka deklaruar se serbëve po iu mohohen të drejtat nga Kurti për një agjendë “drejt Shqipërisë së Madhe”.

“Kurti mbeti i përkushtuar ndaj “Shqipërisë së Madhe”. Në vend që të sanksionohet, regjimi i Kurtit shpërblehet vazhdimisht”, tha Vuçiq.

Vuçiqi thotë se në vend që të dënohet Kurti për këto vendime ai po shpërblehet nga ndërkombëtarët.

Presidenti serbe ka vazhduar propagandën në Këshillin e Sigurimit se ndaj serbëve në Kosovë kanë vazhduar sulmet me armë.

“Poashtu në barnatoret në veri është konfiskuar malli duke shkaktuar probleme të mëdha në shëndetësinë e serbëve”, ka vazhduar tutje Vuçiq.

Sa u përket votimeve për largim ose jo të kryetarëve të katër komunave në veri të Kosovës, ai ka thënë se rritja e numrit të votuesve shqiptarë është rritur artificialisht në muajt e fundit në komunat veriore, prandaj, sipas tij, është i kuptueshëm bojkotimi i votimit të 21 prillit nga ana e serbëve lokalë./Telegrafi/