LAJMI I FUNDIT:

Mbledhja e Këshillit të Sigurimit, shefja e UNMIK-ut shpreh keqardhje që u bojkotua votimi në veri

Mbledhja e Këshillit të Sigurimit, shefja e UNMIK-ut shpreh keqardhje që u bojkotua votimi në veri

Përfaqësuesja Speciale e Sekretarit të Përgjithshëm Caroline Ziadeh, në fjalimin e saj të fundit në Këshillin e Sigurimit ka shprehur pakënaqësinë për ngecjen e dialogut Kosovë-Serbi.

Ziadeh ka thënë se janë bërë shumë përpjekje për të gjetur zgjidhje për shqetësimin e serbëve në katër komunat veriore të Kosovës.


“Së fundmi përfaqësuesit e serbëve të Kosovës kanë thënë se nuk janë pjekur kushtet për të marrë pjesë në votime. Procesi dje ka shkuar mirë por për fat të keq shumë pak qytetarë kanë dalë në votime dhe kjo do ta vazhdojë problemin”.

Ajo tha se UNMIK-u do të ndihmojë në gjetjen e një zgjidhjeje për problemin.

Përfaqësuesja Speciale e Sekretarit të Përgjithshëm ka ripërsëritur se tensionet e shtatorit të vitit të kaluar në Banjskë duhet të adresohen dhe përgjegjësit duhet të dalin para përgjegjësisë.

Ziadeh thotë se zbatimi i marrëveshjeve të arritur mes palëve deri më tani do të kishin adresuar shumicën e problemeve që janë ende aktive.

Dalin rezultatet e KQZ-së, shumica e votuesve ishin kundër largimit të kryetarëve në veri
Lexo po ashtu Dalin rezultatet e KQZ-së, shumica e votuesve ishin kundër largimit të kryetarëve në veri

Ajo ka thënë se Rregullorja e BQK-së për dinarin ka ndikuar te disa kategori të njëshme.

“Palët janë takuar disa herë dhe ne mbetemi me shpresë që një zgjidhje do të gjendet”.

Shefja e UNMIK-ut poashtu ka thënë se Kosova duhet te themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

“Kjo do të krijonte mirëbesimin mes komuniteteve në Kosovës dhe do të evitoheshin krizat. Palët të jenë të përgjegjshme dhe të gjejnë kompromiset praktike”, deklaroi Ziadeh./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Pahor paraqet interes për të drejtuar dialogun Kosovë-Serbi, a do të zgjidhet ai si zëvendësuesi i Lajçakut?

Pahor paraqet interes për të drejtuar dialogun Kosovë-Serbi, a do të zgjidhet ai si zëvendësuesi i Lajçakut?

Jehona Hulaj
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Kalo në kategori