LAJMI I FUNDIT:

Vuçiq: E ndoqën Radoiçiqin nga Kosova, që të mos ketë kush ta mbrojë veriun

Vuçiq: E ndoqën Radoiçiqin nga Kosova, që të mos ketë kush ta mbrojë veriun

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, thotë se “me akuzat ndaj Milan Radoiçiqit për përfshirje në vrasjen e udhëheqësit e Iniciativës Qytetare SDP, Oliver Ivanoviq, Prishtina dëshiron të dobësojë mbrojtjen e veriut të Kosovës dhe të pres një moment të favorshëm për të sulmuar serbët”.

Vucic tha për Radio Televizionin e Serbisë se gjithmonë e ka ditur se Radoiçiq nuk ka të bëjë me vrasjen Ivanoviqit, e për këtë tregon edhe deklarata e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, se ai [Radoiçiq] u ndoq nga Kosova.


Sipas tij, Radoiçiq ishte 500 kilometra larg Mitrovicës kur u vra Oliver Ivanoviqi.

“Një nga krerët e një shërbimi të inteligjencës perëndimore tri ditë më parë  më tha – të mençur janë ata [në Kosovë], u përpoqën ta sajojnë rastin, shfrytëzuan kundërshtarët tuaj politikë, shfrytëzuan të gjithë rrjetin e agjenturës, prandaj i  keni pasur të gjithë ata si Rada Trajkoviq, të cilët me siguri kanë thënë se  Milan Radoiçiq është fajtor, pra kanë gënjyer “, tha Vuçiq, përcjell Telegrafi.

Vuçiq tha se ishte pikërisht deklarata e Thaçit në Tiranë se ai dëboi Radoiçiqin nga Kosova, ka konfirmuar se rasti kundër tij ishte sajuar.

“Ata donin të dëbonin Radoiçiqin në mënyrë që të dobësojë mbrojtjen serbe të veriut të Kosovës. E dinin se Radoiçiq është njëri nga njerëzit kryesorë. Ata donin ta dëbonin dhe të presin një moment të favorshëm për një sulm mbi serbët në veri”, tha ai.

Vuçiç shtoi se nuk ka ndonjë urdhërarrest ‘të kuq’ për Radoiçiqin.

Presidenti serb tha se braktisja e institucioneve të Kosovës nga serbët do të duhej të ishte masa e fundit, sepse, sipas tij,  në këtë rast Prishtina nuk do të ishte fajtorja e vetme e për mos përmbushjen e  Marrëveshjes së Brukselit.

“Ne po e mbajmë mirë pozitën tonë në botë. Në qoftë se  dalim nga të gjitha institucionet do të thonë” as Beogradi nuk po e respekton marrëveshjen e Brukselit “, tha Vuçiq. /Telegrafi/