Vuçiç e uron Metën për pozitën e tij të re si President i Shqipërisë


Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandër Vuçiç, pas inaugurimit të presidentit të ri të Shqipërisë, Ilir Meta, i ka dërguar një mesazh urimi.
Ai në urimin e tij ka shkruar se “me rastin e inaugurimit tuaj si President i Republikës së Shqipërisë, ju dërgoj urimet më të përzemërta me dëshirat më të sinqerta për ushtrimin e suksesshëm të kësaj detyre të lartë”.
“Jam i bindur se marrëdhëniet dypalëshe të Serbisë dhe Shqipërisë do të vazhdojnë të zhvillohen në të gjitha drejtimet të bashkëpunimit tonë, në interesin më të mirë reciprok të qytetarëve tanë.”, shkruan Vuçiç.
Nga
Telegrafi
01/08/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate









































